“Është mëkat’/ Meloni nuk e nis ‘me këmbë të mbarë’, përplaset me Papa Françeskun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni është kryeministrja e parë femër e Italisë, që udhëheq qeverinë e ekstremit të djathtë që nga epoka fashiste e Benito Musolinit.

Mirëpo, duket se nuk e ka nisur aspak me këmbë të mbarë.

Papa Françesku doli hapur në mbrojtje të emigrantëve të dielën, duke e quajtur përjashtimin e tyre “skandaloz, të neveritshëm dhe mëkatar”.

Ati i shenjtë i bëri komentet e tij teksa shpalli shenjtor një peshkop të shekullit të 19-të të njohur si “babai i emigrantëve” .

Papa, i cili e ka bërë mbështetjen e emigrantëve një temë kryesore në udhëheqjen e tij të Vatikanit, kryesoi ceremoninë para 50,000 njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit.

‘Sot Mesdheu është varreza më e madhe në botë,” tha ai, duke iu referuar mijërave që janë mbytur duke u përpjekur të arrijnë në Evropë.

“Përjashtimi i emigrantëve është i neveritshëm, është mëkat. Është kriminale të mos hapësh dyert për ata që janë në nevojë,” tha ai.

Giorgia Meloni pritet të bëhet kryeministre në fund të këtij muaji në krye të një koalicioni të krahut të djathtë që është zotuar të godasë emigracionin dhe të shtrëngojë kufijtë e Italisë.

Ajo ka premtuar riatdhesime të përshpejtuara dhe rregulla më të rrepta për azilin.

Të fundit

Brenda “zemrës” një pistoletë, pse u arrestua i riu në Don Bosko

Një 23-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga. Policia thotë se ai kishte me vete një pistoletë me municion...

Merkato spektakolare, Xabi Alonso do t’i kërkojë Real Madridit 3 yje

Xabi Alonso tashmë po përshkruan udhërrëfyesin e tij nëse ai përfundimisht bëhet trajneri i ri i Real Madridit. Ish-lojtari i Real Madridit, i cili...

Sot seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj!

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca gjyqësore në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Seanca ndaj kryetarit të Bashkisë, i cii ndodhet në...

Meta vazhdon fushatën nga qelia: Pensionistët, kategoria sociale më e diskriminuar!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se pensionistët janë kategoria më e diskriminuar nga qeveria, të cilët për 12 vite janë lënë...

Gara për pasardhësin e Papa Françeskut, përse nuk mund të ketë një papë amerikan?

Vdekja e Papa Françeskut është ngjarja e dhimbshme e kësaj jave, e cila u bë kryelajm në mediat botërore dhe i dha udhë ritualit...

Lajme të tjera

Web TV