Nuk i ‘dridhet qerpiku’ nga Putin! Evropa tani ka një ‘Zonjë të re të Hekurt’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur përmendet fraza “Zonja e Hekurt”, të gjithëve iu shkon mendja tek Margaret Thatcher. Megjithatë, sot në Evropë, duket se ka një ‘Zonjë të re të Hekurt’, dhe kësaj here nuk është e Britanisë.

Bëhet fjalë për kryeministren e Estonisë dhe zërin më të fortë të Evropës kundër Vladimir Putinit, të cilin ajo e quan “terrorist” dhe “kriminel” që duhet të përballet me drejtësinë për krimet e luftës në gjykatat ndërkombëtare.

Ajo quhet Kaja Kallas dhe ishte liderja e parë që uroi Ukrainën për shkatërrimin e një ure kyçe që lidh Rusinë dhe rajonin e aneksuar të Krimesë, dhe e bëri këtë edhe pse Kievi nuk kishte marrë përgjegjësinë për sulmin.

“Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë,” tha Kallas në Pragë gjatë samitit të mbajtur në Pragë të Republikës Çeke ku ajo ripërsëriti thirrjet për më shumë sanksione ndaj Moskës dhe më shumë armë për Kievin.

Kallas, një nënë 45-vjeçare e tre fëmijëve, u dallua me fustanin e saj blu mes 44 liderëve të Europës, kryesisht meshkuj, të cilët u mblodhën për takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë, ditën e enjte.

Që nga gushti, Estonia ka dërguar 250 milion euro ndihmë ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë raketa antitank Javelin, mina antitank, granatahedhës, municione dhe automjete.

Kallas ishte 11 vjeç kur babai i saj Siim e çoi në Berlinin Lindor dhe në Portën e Brandenburgut në vitin 1988, një vit para rënies së Murit të Berlinit. “Kam lindur nën pushtimin sovjetik. Më kujtohet koha sovjetike. Unë isha një brez që jetonte pa liri. Kështu që unë nuk e marr si të mirëqenë dhe e kuptoj vlerën e saj”, thotë Kallas.

Të fundit

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Lajme të tjera

Web TV