Zgjedhjet lokale/ Berisha ‘pesimist’: Kemi bërë ndryshime, por s’mjaftojnë për të fituar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet lokale po afrojnë, ndonëse duket sikur PD, e përçarë është larg fitores.

Vetë kreu i partisë, Sali Berisha e cilësoi të vështirë rrugën drejt fitores së zgjedhjeve, por jo të pamundur.

Sipas tij, opozita nëse vijon me ndryshimet pozitive që duan dhe presin shqiptarët, e ka përgjigjen për t’i dhënë sfidave të të ardhmes. Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ndryshimet e bëra në Partinë Demokratike gjatë këtij viti janë të shumta, por sipas tij, nuk mjaftojnë për të fituar në zgjedhje.

Gjatë një konference për media në kuadër të zgjedhjeve vendore, ku i pranishëm është edhe një përfaqësues suedez i partisë së djathtë Moderata, Berisha tha se PD duhet të fokusohet në ridimensionimin e gruas shqiptare si në parti dhe në shoqëri, në aspektin elektoral.

“Vendosëm një standard të ri këtë vit, duke votuar. Kemi votuar më shumë se çdo parti tjetër në histori. Jemi paraqitur në këtë kontekst, një parti e ndryshuar. Ne vendosëm primaret për zgjedhjen e qeveritarëve vendorë, për standardet më të mira. I japin fund kryetarokracisë, si një rrugë e sigurtë për të shmangur autokracinë në parti.

Të gjitha këto janë ndryshime pozitive, por nuk mjaftojnë për të fituar. Duhen ndryshime të thella, si ridimensionimi i gruas në parti dhe shoqëri. Edhe në aspektin elektoral, gratë dhe vajzat janë konstituenca”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

Të fundit

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë në një intervistë të re për Vanity Fair. Duke...

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka. Pala mbrojtëse kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka...

Në Shqipëri ka mungesë fuqie punëtore, por punëdhënësit kërkojnë “eksperiencë”

“Në një kohë kur bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtorë, tregu i punës po bëhet gjithnjë e më sfidues për të rinjtë dhe...

Votat preferenciale nga diaspora/ Celibashi: Janë edhe 50 mijë fletë votimi pa numëruar

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, tha se kanë rezultuar rreth 2 mijë fletë votimi të pavlefshme. “201 795 numri i fletëve të...

KE publikon raportin e pranverës: Ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit!

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e pranverës për periudhën 2025–2026, ku parashikon një ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas projeksioneve të...

Lajme të tjera

Web TV