El Clasico/ Ish-portieri i Realit zbulon prapaskenat: “Messi dhe Guardiola janë të pisët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi në javën e El Clasicos, teksa më datë 16 tetor, Real Madrid pret në kryeqytet Barcelonën. Në tetë javët e para të La Liga, madrilenët dhe katalansit kanë treguar në fushë se do të luftojnë deri në fund për titullin kampion teksa skuadrat ndajnë dy vendet e para të renditjes me pikë të barabarta.

Në Spanjë, të gjitha lajmet lidhen me një nga sfidat më të mëdha në botë, ndërsa edhe shumë protagonistë së të kaluarës, kanë nisur të komentojnë rreth ndeshjes Real Madrid-Barcelona. Një prej tyre është edhe Jerzy Dudek i cili u bë pjesë e Real në vitin 2007, edhe pse nuk la gjurmë duke qenë nën hijen e Iker Casillas. Së fundmi, polaku zbulon se Lionel Messi ishte mjaft provokativ në fushën e lojës ndaj Sergio Ramos dhe Pepe, ndërsa shton se të njëjtën linjë ndiqte edhe Pep Guardiola, tekniku i Barcelonës në atë kohë.

“Lionel Messi ishte shumë provokues në fushën e lojës, por ashtu ishte e gjithë Barcelona si dhe trajneri Pep Guardiola. Ishin gjithnjë të gatshëm për të bezdisur kundërshtarin dhe ndonjëherë ia dilnin në perfeksion. Unë vetë e kam dëgjuar Messin që i pëshpëriste gjëra shumë të pakëndshme Ramosit dhe Pepes. Ju as nuk mund ta merrni me mend se çfarë Messi i komunikonte kundërshtarëve në fushë, sepse ai duket gjithnjë shumë i sjellshëm”, u shpreh Dudek.Real Madrid vs Liverpool: Jerzy dudek | MARCA English

Të fundit

Japonia në flakë/ Evakuohen banorët, mbi 5.200 hektarë pyje të djegur

Në Japoninë veriore, zjarri më i madh pyjor i tri dekadave ka shkaktuar evakuimin e mijëra personave. Rreth 2,000 njerëz...

A do të rikthehet në Big Brother Vip? Eduart Grishaj tregon nëse i mungon programi

I ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, Eudart Grishaj foli më shumë për karrierën e tij si regjisor si filmash ashtu dhe emisionesh të...

‘Amerika nuk do ta durojë për një kohë të gjatë’/Zelensky i kundërpërgjigjet Trump

Volodymyr Zelensky ka theksuar rëndësinë e arritjes së një paqeje të vërtetë dhe të shpejtë, pas kritikave të Donald Trump ndaj tij. Në një postim...

Aksident në Barcelonë/ Dy autobusë turistësh përplasen ‘kokë më kokë’, 50 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Barcelonë, ku dy autobusë që po transportonin turistë janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë rreth 50 persona...

Krimi elektoral?/ Kikia: SPAK të ndjekë paranë, besoj do shkojë te “strofulla”

Analisti Mentor Kikia, komentoi aktualitetin politik. Duke folur për Primaret në Partinë Demokratike, Kikia tha se primaret në PD janë një proces pozitiv për demokracinë....

Lajme të tjera

Web TV