Gjinushi nuk mban më ndaj Berishës/ “Servil, nuk di as tabelën e shumëzimit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i është përgjigjur kritikave të kreut të PD Sali Berisha.

Gjinushi tha se kreu i PD i ka kaluar të gjitha limitet, ndërsa shtoi se opinioni ka kuptuar që po të shau Berisha është në rregull

“E kam pas sqaruar që ka akuza ka shpifje , ky i ka kaluar limitet , mendoja që është çliruar nuk e dija që ka akoma sëmundje. Opinioni ka kuptuar që po të shau Berisha është në rregull. Ai nuk mund të flasë për këtë se nuk di as tabelën e shumëzimit, ngatërron edhe %.

Kur ishte pedagog ka qenë nga më servilët, në ’90 i kemi hapur sytë kur kanë qenë proceset demokratike dhe këto i di mirë. Sa i takon regresit e din mirë se është e kundërta e asaj që bëri Berisha në 2007, ku çështja ka shkua në Gjykatën Kushtetuese, ka bllokuar emërimin e Rexhep Mejdanit të zgjedhur nga ASH.

Që ta dinë Kushtetuta thotë emërohet kryetari sipas ligjit çdo njeri normal e di që ASH e zgjedh vetë kryetarin e saj, ashtu siç trupa akademike e zgjedh vetë. Ky ndali zgjedhjen e Rexhep Mejdanit. Ligji ynë e thotë se në rast se presidenti nuk do të bëjë shpallje e shpall vetë Asambleja. Tani nëse do të ishte antikushtetuese i bie që Ilir Meta nuk ka ditur të mbrojë të drejtat e tij”, tha ai.

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV