Edhe Amerika ‘në ethe’ nga Putin, ja dy ilaçet që do ta shpëtojnë nëse plas lufta atomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse mendoni se Amerika nuk frikësohet nga kërcënimet e Putinit, e keni gabim. Ka plot shenja që tregojnë që superfuqia po përgatitet nga një luftë bërthamore.

Kërcënimi i “Amageddonit” bërthamor, i cili është përforcuar intensivisht nga Vladimir Putini dhe besnikët e tij muajt e fundit, kristalizohet në politikat praktike të qeverisë amerikane, e cila kohët e fundit njoftoi blerjen e jodit në sasi të mëdha.  Jodi, në fakt, përdoret në raste urgjente për të lehtësuar simptomat e rrezatimit në një sulm bërthamor.

Po ashtu Departamenti i Shëndetësisë ka njoftuar se do të shpenzojë gjithashtu 290 milionë dollarë për një ilaç kundër rrezatimit të quajtur Nplate, të cilin planifikon ta shtojë në rezervën e tij të “urgjencës bërthamore”. Nplate, i njohur gjithashtu si romiplostim, përdoret si një trajtim për ata që janë të ekspozuar në mënyrë akute ndaj rrezatimit.

Kjo lëvizje e fuqisë më të fortë në botë është arsye e mjaftueshme për alarm.

E gjithë kjo tregon për faktin se një fushatë e qartë mesazhesh ka filluar për të informuar publikun amerikan për rrezikun e mundshëm të një sulmi bërthamor, si dhe se çfarë duhet bërë në rast të një skenari më të keq.

Posterat në metro, në trenat dhe stacionet filluan të shfaqen, duke shpjeguar se çfarë duhet bërë në rast të një “urgjence rrezatimi”.

Qytetarët udhëzohen që në rast sulmi të strehohen në bodrum, të mos dalin kur njoftohen, por të informohen nëpërmjet radios, televizorit, kompjuterit apo pajisjes celulare.

Të fundit

Nga grushti i kolegut te zjarri në Kuvend, deputeti Nallbati në qendër të vëmendjes

Bledion Nallbati, deputeti prej 4 vitesh i Partisë Demokratike dhe me vendosjen nga Berisha në listë të sigurt në...

“Pse u dhemb këtyre satira ime?” Rama nga Lezha: E fusin bufin në hije tani…

Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Lezha, në kuadër të fushatës elektorale. Rama ka ironizuar opozitën në lidhje me deklaratat që...

Pjesëmarrje masive nga diaspora! Mbërrijnë 145 mijë vota për zgjedhjet e 11 majit

10 % e diasporës e regjistruar për të votuar nga jashtë (24 mijë votues) ende nuk i kanë marrë zarfet zgjedhore, ndërsa 20 mijë...

Prindërimi Danez: Një model ekuilibri dhe lumturie

Danimarka është konsideruar shpesh si një nga shtetet me nivelin më të lartë të lumturisë dhe kjo lumturi reflektohet edhe në praktikat edukative. Modeli...

Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen menjëherë banorët

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Radhimës rreth orës 14:05 të pasdites së sotme. Shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë...

Lajme të tjera

Web TV