Natë emocionuese në Champions League. Inter është me një këmbë në fazën tjetër, ku në ndeshjen e katërt të grupeve ka barazuar 3-3 me Barcelonën në Camp Nou. Pjesa e parë pa katalanasit që dominuan totalisht, ndërsa ekipi nga Milano zgjodhi të provojë me kundërsulme, duke u treguar jo rrallë herë e rrezikshme, pasi Dzeko gjeti traversën.
Barcelona i falet Dembeles, me golin e tij në fund të fraksionit. Pjesa e dytë do niste mjaft mirë për të besuarit e Inzaghit, veprim fantastik i Nico Barella që barazon shifrat dhe dërgon në festë ata tifozë që kishin udhëtuar për në Spanjë.
Në minutën e 60-të, Lautaro Martinez do tregonte se mbetet një nga sulmuesit më të mirë në Europë, kur pas assisti të Calhanoglu, përmbys ndeshjen.
Skuadra e Xavit ishte totalisht e ç’orientuar në fushë, ndërsa tifozët vendas dukeshin të zbehtë në shkallët e stadiumit të Camp Nou. Lewandowski barazon shifrat 10 minuta nga fundi. Në limite, Gosens mposht Ter Stegen, duke tronditur Barcelonën. Megjithatë, sulmuesi polak Lewandowski do të mendonte sërish për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim duke barazuar me një goditje perfekte me kokë
Në po këtë grup, Bayern nuk ka falur aspak, duke mundur 2-4 Plzen. Bavarezët kryesojnë grupin me 12 pikë, Inter ka 7 të tilla dhe renditet e dyta, ndërsa Barcelona ka grumbulluar 4 pikë.
Në grupin A, fitore e madhe 1-7 e Liverpool në Skovic ndaj Rangers që bën që anglezët të jenë në vendin e dytë me 9 pikë.
Rezultatet:
Barcelona 3-3 Inter
Leverkusen 0-3 Porto
Plzen 2-4 Bayern
Rangers 1-7 Liverpool
Sporting 0-2 Marseille
Tottenham 3-2 Frankfurt