Vendimet e bordit, ulet me 5 lekë çmimi i naftës në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimet e Bordit të Transparencës

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 12 Tetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 11.10.2022, kemi ulje të  çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit datë 07.10.2022, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është ulur 866 (- 30  nga data 06.10. 2022), $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është ulur ne 1109 (- 53 nga data 06.10.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një rritje të lehtë në 120.64 ( + 1.73 nga data 06.10.2022.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

CMIMI I SHITJES SE GAZOILIT/NAFTWS  PËR PESHKIM

Çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, “Pwr taksat Kombetare”, në nenin Neni 9 dhe 10 , përjashton nga pagimi i taksave kombëtare dhe akciza kwtw sector.

Referuar metodologjisë së përcaktuar në aktin normativ, cmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton:

Shumica = 146 lekë/litri

Pakica   158  lekë/litri

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 12 Tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Lexo edhe :  Rama: Muzeu Arkeologjik i Durrësit rikthehet në vjeshtë me mbi 2400 objekte historike

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV