Ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës dhe aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Zef Hila është thirrur në SPAK.
Për Hilën kjo është hera e dytë brenda muajit që thirret në Prokurori.
Nuk dihet arsyeja e thirrjes, pasi nuk ka asnjë version as nga vetë Hila dhe as nga SPAK-u.
Më herët sot në SPAK, është paraqitur edhe kryebashkiaku socialist, Dritan Leli.