Edy Reja flet mbi të ardhmen: “Dua të qëndroj këtu. Broja? Njëherë fiket, njëherë ndizet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, foli në emisionin “Skaner”, për të ardhmen e tij. Reja u shpreh se Shqipëria nën drejtimin e tij ka pasur rritje.

Referuar rezultateve të fundit, italiani tha se nuk mund të bënte mrekullinë, duke parë mungesat e shumta të lojtarëve.

Ai shtoi se do të ulet me presidentin Duka dhe do të vendoset e ardhmja, ku shtoi se në rast se nuk bien dakord, do të rikthehet andej nga ka ardhur.

“E ardhmja? Kjo nuk varet nga unë, varet nga kush është me mua. Nga ai që më njeh dhe ata që kanë konsideratë për mua. Kjo do të flitet pas nëntorit, kur të përfundojë kontrata. Nuk dua të flas për kontrata, por për mua nuk përbën problem. Unë shoh ende lojtarë që më marrin në telefon të shqetësuar, sepse kemi raporte të mira. Nëse ju doni trajnerë të tjerë dhe unë e kuptoj, sepse nga sa kam ndjekur, dhe kritikat janë gjithmonë prezentë. Por, çfarë kërkoni më shumë?! Kur mora drejtimin e Kombëtares, renditeshim në vendin e 35-të në Europë. Tani jemi në vendin e 27-të. Fituam grupin në Ligën e Kombeve. Mendonim për një moment që po shkonim për pak në play off e Botërorit. Nuk e di se çfarë kërkoni më shumë”, u shpreh ai.

Reja u pyet edhe për Armando Brojën, për të cilin tha se nuk mund të luajë një ndeshje të plotë, për shkak të minutave të pakta te skuadra e Chelsea. Për sulmuesin, Reja tha se herë ndizet dhe herë fiket.

“Nuk ka asnjë histori mes meje dhe Brojës. Jeni ju që jepni mbivlerësime të caktuar për lojtarët. Broja vërtet luan të Chelsea, por luan pjesë të lojës, 20 ose 30 minuta dhe në fakt duhet të gjejë kondicionin. E njëjta gjë edhe për Asllanin, që u aktivizua vetëm një pjesë te Interi. Diskutimi për Brojën është ky, është një djalë i ri 20-vjeçar, ka eksperiencën në Angli, ku bëri mirë, por nuk e ka ritmin e garës. Luan 20-30 minuta, nuk bën kurrë 90 minuta. Nuk ka nisur asnjë ndeshje nga fillimi. Broja është si drita, njëherë ndizet njëherë fiket. Unë nuk kam kurrë një preferencë, e konsideroj si gjithë të tjerët në skuadër. Broja ka një hap më shumë, sepse fizikisht kur niset në fushë, nuk e ndalon askush”, tha tekniku italian.

Të fundit

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, rrezik për trafikun e grupeve kriminale

Në korrik të vitit 2023, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi një ligj që lejon kultivimin e...

Mc Kresha: Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit ja nisi me u mërzit që…

Rep-artisti i njohur Mc Kresha në “Sol” ka folur lidhur me agjërimin dhe mënyrën se si e bën atë të ndihet muaji i shenjtë...

Tërmeti i fortë ‘godet’ vendin, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur mbrëmë bregdetin e Kilit, sipas Institutit Sizmologjik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ka ndodhur pranë qytetit...

Nga kjo datë, gjithçka ndryshon për këto tre shenja të horoskopit

Për tre shenja të horoskopit, nga fundi i muaj mars mund të ndodhin kthesa të papritura, veçanërisht në fushën e financave dhe dashurisë. Binjakët Karriera është...

TIRANA NË “SHTETRRETHIM”/ Shqipëria gati për Andorrën, pas lojës së dobët në “Wembley”

Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Pas lojës tejet...

Lajme të tjera

Web TV