Fjalimi që ‘tronditi’ KiE/ Gazetari: Rama e shfrytëzoi maksimalisht, i rriti pikë vetes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Aleksandër Çipa ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama dje në Këshillin e Europës.

Çipa ka thënë se Rama e shfrytëzoi maksimalisht politikisht këtë temë, dhe kuotat e tij në publik janë rritur.

“Ka dy anë të medaljes, ana që na intereson bëhet fjalë për perimetrin kombëtar, diskutimin e brendshëm. Ana tjetër lidhet me perimetrin ndërkombëtar, në efektin që ka shkaktuar në një nga institucionet më të zëshme të Europës.

Rama riktheu në qendër të vëmendjes të institucionit të Këshillit të Europës, një raport, që edhe Shqipëria e kishte votuar. Imazhi ndërkombëtarisht i shqiptarëve ishte goditur rëndë, sepse u bënë akuza që morën vlefshmërinë e një prove verbale, që ishte implikimi i ish-krerëve të UÇK-së në trafikun e organeve. Rama politikisht e shfrytëzoi maksimalisht. Po ta shohësh tek efektet në rrjetet sociale dhe hapësirën virtuale, duket që kuotat e kryeministrit janë rritur.

Shenjat e para janë dhënë në pikëpamjen formale ku është refuzuar darka me kryeministrin. Po ashtu do kemi reagime nga entitete, apo vende të veçanta. Në planin e imazhit është kapur te një kazuz që meriton vlerësim, pavarësisht nga koha. Në planin logjik dhe së drejtës, mendoj se është qasje pozitive sepse risjell në vëmendje një rezolutë që Shqipëria e ka votuar edhe pse binte ndesh me interesin e saj. Në kushtet kur ka folur Gjykata Speciale e Hagës, ku nga akuza zyrtare është hequr çështja e ekzistencës së trafikut të organeve njerëzore… Ky proces është zhbërë, nuk ekziston, me të drejta morale duhet të kthehet në vend. Shqipëria është në të drejtë madhore, gati natyrale. Në politikën e brendshme, ka pasur dy qasje, një nga spektri opozitar e konsideron abuzim, se Rama ka ikur nga një pretendim që është gjenocidi serb, por besoj që këtë nuk e ka bërë për shkak të interesave që ndan për ‘Open Balkan’ dhe konfidencialitetit që ndan me Vuçiçin”, ka thënë Çipa.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV