Raporti i KE për Shqipërinë, Xhaçka: Njeh punën e madhe dhe progresin e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka dalë në një deklaratë për mediat, pasi raporti i progresit të Shqipërisë ju dorëzua sot zyrtarisht Qeverisë, nga ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë.

Referuar deklaratës së saj, Xhaçka tha se raporti konfirmonte dhe njihte punën e madhe të bërë nga Shqipëria në rrugën e saj europianizuese. Sipas saj, marrja e këtij raporti “objektiv teknik” nga Këshilli i Europës, është një moment i rëndësishëm për gjithë shoqërinë shqiptare.

“Një moment i rëndësishëm për qeverinë, klasën politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare. Ne marrim vlerësim objektiv teknik të punës që kemi bërë në lidhje me reformat e integrimit, por dhe një udhërrëfyes i punës që na pret në vijim. Një moment për të parë sesa përparim ka shënuar vendi në këtë rrugëtim modernizues dhe europianizues.

Sot, pas marrjes së raporti mund të ndihemi të gjithë mirë, sepse ky raport, i pari pas hapjes së negociatave, e njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë.

Më konkretisht raporti flet, dhe citoj, për një njohje të angazhimit të qëndrueshëm të arritjeve të reformave dhe qëndrueshmërisë së Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e saj drejt BE. Shqipëria ka vazhduar të përmbush të gjitha kushtet e Këshillit të marsit 2020 për Konferencën e parë Ndërqeveritare”, u shpreh ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Të fundit

Nuk ndalet masakra në Gaza, 51 civilë të vrarë nga Izraeli

Të paktën 51 persona kanë vdekur që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Rripin e...

“Kosova dhe Shqipëria do bashkohen, Europa s’mund të lejojë dy shtete shqiptare”

NGA BEN BLUSHI Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë....

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Javët e fundit…

Në konferencën e tij të gjtë pas përfundimit të samitit të Nato-s, presidenti amerikane përmendi befas konfliktin Kosovë-Serbi, e madje një përpjekje të kësaj...

Pronari italian qëllon me armë 3 ‘skifterët’ shqiptarë, njëri vdes pranë vilës

Trupi i një të riu shqiptar, i cili rezultonte i zhdukur që nga mbrëmja e së dielës, është gjetur pa jetë pranë një fushe...

Nipi i Donald Trump: Xhaxhai ka simptoma të sëmundjes së Alzheimerit

Fred Trump III, nipi i Presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur shqetësime të reja në lidhje me shëndetin mendor të manjatit, duke i lidhur...

Lajme të tjera

Web TV