Maratona e Tiranës më 23 Tetor/ Veliaj mbledh organizatorët e eventit më të madh sportiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me institucionet përgjegjëse për organizimin e Maratonës së Tiranës “Run for Peace” e cila mbahet të dielën e 23 Tetorit.

Ai tha se, këtë vit, Tirana është përgatitur të presë mbi një mijë vrapues profesionistë nga 35 shtete të ndryshme të botës, ndërsa ka ndarë dhe detyrat kryesore për ngjarjen më të madhe sportive të vitit.

“Këtë vit, kur Tirana ka mbajtur titullin e Kryeqytetit Europian të Rinisë, kemi pasur rreth një mijë aktivitete, por asnjë aktivitet tjetër nuk sjell një pjesëmarrje të jashtëzakonshme si Maratona e Tiranës, sepse vijnë jo vetëm sportistë, por edhe familjarë të tyre apo njerëz të apasionuar që duan të kalojnë gjithë fundjavën në atmosferën sportive të Tiranës. Gjatë muajit tetor do të aplikojmë për titullin “Qyteti Evropian i Sportit” dhe një nga vlerësimet e jurisë në Bruksel është nëse Tirana ka aftësi menaxhuese sistematike për disa aktivitete sportive. Ndaj, besoj që organizimi i Maratonës së Tiranës, apo organizimi i eventeve të tjera sportive si: Kampionati U21 të Taekuondo, të Xhudos, të Triathlonës, etj., janë pjesë e CV-së tonë për të qenë Qyteti Evropian i Sportit 2023”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj bëri thirrje që kushdo që dëshiron të marrë pjesë në garë, duhet të regjistrohet në faqen zyrtare të maratonës. Por, nga ana tjetër kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që, në 23 Tetor, të lëvizin pa makina. Ai përmendi edhe disa nga rrugët që do të bllokohen atë ditë.

“Rendi i rrugëve që do të bllokohen janë: Bulevardi “Zogu i Parë”, “Bulevardi i Ri, rruga “Dedë Gjon Luli”, rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës”, “Ibrahim Rugova”, “Myslym Shyri”, “Gjergj Fishta”, “Bajram Curri”, “Lekë Dukagjini”, Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Gjergj Filipi, rruga “Papa Gjon Pali”, rruga “Ismail Qemali” , bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ura te rruga e “Elbasanit, rruga “Xhoxh Bush” dhe rruga “Abdi Toptani”. Këtë itinerary do ta botojmë edhe në mediat sociale. Sigurisht, do të jetë e hapur Unaza e Madhe e Tiranës, për ata që do të bëjnë lëvizjet unazore, për të mos paralizuar totalisht jetën e qytetit. Gjithashtu, kërkoj mirëkuptim dhe të kemi një komunikim shumë të mirë me qytetarët për çështjen e parkimit. E kuptoj se një pjesë kanë parkime me kontratë, por do të duhet të tregojnë mirëkuptim, siç kanë treguar gjithmonë, që ne ta kemi qytetin në një situatë optimale”, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se gara do të zhvillohet për 4 kategori të ndryshme, Marathon 42 km, Half Marathon 21 km, Tirana 10 km dhe kategoria “We Too”, për të gjithë personat me aftësi ndryshe. Sigurisht, për fituesit e tre vendeve të para, të secilës kategori, do të ketë edhe një çmim në vlerë monetare.

Lexo edhe :  Një javë para zgjedhjeve, partitë e reja artikulojnë zgjedhje të parakohshme

“Pres një përkushtim dhe angazhim maksimal për pastrimin e menjëhershëm të qytetit. Nuk është vetëm pjesa e kartolinës, por ka edhe një vlerë ekonomike për kryeqytetin. Shpresoj që kauza që kemi zgjedhur këtë vit, për të dhënë një mesazh nga Tirana për paqen dhe për t’u kultivuar si një qytet që promovon paqen, që promovon bashkëjetesën, sidomos në këtë kohë luftërash dhe konfliktesh, ky është një nga mesazhet më të bukura që mund të japim. Ju falenderoj me gjithë zemër për një punë që na pret në datë 23 Tetor dhe me shpresë që na hap një punë tjetër të madhe, që është Tirana Qyteti Evropian i Sportit për 2023”, e mbylli fjalën e tij Veliaj.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV