Mourinho kritikon sulmuesit pas sfidës ndaj Betis: Abraham–Belotti ishin katastrofë por..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Real Betis.

Roma tani kanë katër pikë pas katër ndeshjeve në grupet e Europa League dhe për të kaluar tutje i duhen dy fitore ndaj Ludogorets dhe Helsinkit.

Për këtë barazim ka folur trajneri Jose Mourinho, duke thënë se ka qenë një ndeshje me presion të madh.

“Ishte një lojë me presion të madh, kjo nuk ishte një ndeshje për grupet. Ishte si një play off, humbja do të thoshte të dilje jashtë. Disavantazhi 1-0 pas 45 minutash ishte presion i vërtetë”.

“Me gjithë lëndimet, pezullimet, lodhjen, luajtja ndaj një skuadre të freskët, e cila ndryshoi gjashtë lojtarë në ndeshje e fundit, ishte një heroizëm. Treguam karakter dhe zemër, e rritëm cilësinë në pjesën e dytë”.

“Ky barazim është jetë. Jemi gjallë, kemi edhe dy ndeshje për të luajtur dhe fituar. Nëse nuk fitojmë, jemi jashtë. Është mirë sepse mendojmë vetëm për veten tonë, nuk duhet të presim ndonjë rezultat të të tjerëve”, deklaroi Mourinho.

Më tejBetis d trajneri portugez tregoi prapaskenat se si i qortoi dy sulmuesit Tammy Abraham e Andrea Belotti pas 45 minutave të para, e që në pjesën e dytë reflektuan pasi italiani gjeti edhe golin.

“Në pjesën e parë Tammy dhe Andrea ishin katastrofë, nuk bënë atë që iu kërkova. Ata dolën në pjesën e dytë me veshë të kuqë, sepse i kritikova. Në pjesën e dytë më pëlqyen shumë”, deklaroi Mourinho.

Të fundit

Dje fitoi Shqipëria evropiane

NGA FATOS ÇOÇOLI  Pavarësisht nga partia fituese në zgjedhjet e djeshme, në tërësi, qetësia dhe qytetaria me të cilën mbi...

‘Prindërit Panda’, stili i prindërimit ledhatues e të butë

Në “arenën zoologjike” të stileve të prindërimit, pranë “prindërve tigër” (të ashpër dhe konkurrues), shfaqen “prindërit panda”. Të butë, të pranishëm dhe ledhatar…por me...

Numërohen 46% e votave në Kukës, kryeson PD

Teksa janë numëruar 46% e votave ose 64 kuti nga 139 në qarkun e Kukësit, Partia Demokratike kryeson bindshëm me 54% të votave ose...

I akuzuar për korrupsion zgjedhor, arrestohet babai i kandidates së PSD në Fier

Pandeli Bozha, babai i kandidates së PSD në Fier, Limonera Bozha, është ndaluar me urdhër të SPAK nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje. Mësohet se...

Surpriza e Dibrës, PS i merr mandatin e tretë PD-së, kryeson me mbi 59% të votave

PS përmbys rezultatin në qarkun e Dibrës, ku sipas rezultateve paraprake ka marrë 10,441 vota ose 58.5% të totalit, duke siguruar 3 mandate. Krahasuar me...

Lajme të tjera

Web TV