Ka humbur 4 fëmijë, nëna trondit me rrëfimin:Nusja më hodhi nga shkallët, ndërsa djali…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shihemi në Gjyq”, rubrika e “E diela shqiptare” në Tv Klan, nuk resht së na befasuari me historitë herë të çuditshme e herë prekëse të shqiptarëve.

Këtë të diel,  Eliverta, një nënë nga Pogradeci ka kërkuar ndihmë pikërisht aty. Siç paralajmëroi Eni Çobani, rasti është mjaft i vështirë. Nëna tregoi se kishte vuajtur shumë, pas humbjes së 4 fëmijëve, ndërsa sot, me djalin e vetëm që ka, marrëdhëniet janë në më të keqen e mundshme. Eliverta kishte thirrur pikërisht djalin e saj, Erorin. Shkak është bërë shtëpia, për të cilën Erori kërkon pronësinë ose zgjidhjen e problemit për një hapësirë ku ata kalojnë.

“E vuajtur jam se kam hapur 4 varre, kam varrosur 4 fëmijë dhe Zoti më ka lënë vetëm një. Me këtë djalë jetoj por më ka hipur një sherr shumë, shumë i madh. Nusja më ka hedhur prej shkallëve, djali më thotë dil prej shtëpisë, e nusja më thotë dil prej shtëpisë”, rrëfeu gruaja nga Pogradeci.

Pjesë nga biseda:

Eliverta: Më ka hipur një sherr në familje dhe kam sherr edhe me djalin, edhe me nusen, edhe nipi ma bën “nëna”, edhe mbesa “do na vrasësh babin, është babi rrugëve” më thonë nipi dhe mbesa. Po jo more bir i nënës se nuk e lë babin rrugëve ta vras por do ta zgjidh unë këtë problem se një djalë ka nëna, 4 i kam të varrosur. “Nëna ti do na lësh rrugëve”, thonë fëmijët.

Eror: Dua shtëpinë dhe rrugën.

Eliverta: Tët atë e ke shtrirë, ku do ta lësh atë, kush do ta varrosë atë?

Eror: Çfarë thua? Në vend të varroset ai, varrosem unë atje me ata.

Eliverta: Do ta zgjidhim.

Eror: Kur vete në Greqi, nuk e di ti e le ta dinë të tërë. Gjumin copë-copë e bëj unë. Pse? Se mendoj çdo gjë.

Eliverta: Po do ta zgjidhim mo problemin, nuk do ta lëmë.

Eror: Zgjidhe! Kur do ta zgjidhësh?

Eliverta: Po duruam, duruam deri tani, tani do ta zgjidhim problemin. Kemi vajtur vend më vend, çfarë të bëj unë e zeza?

Eror: 2022-shi moj! Ke 20 vjet!

Eliverta: Nuk të jap asgjë unë ore! Sa të më regëtijë një damar unë nuk të jap, këtë të jap!

Eror: Sa të kem krahët, nuk dua t’ia di fare për shtëpinë unë moj!

Eliverta: Kur të vdes unë, merre se nuk kam njeri tjetër, vetëm ty të kam, e merri pastaj të tëra. Mblidh mendjen!

 

Të fundit

Çfarë të bëjmë gjatë marsit/Këshilla për një fillim të shëndetshëm dhe aktiv të pranverës

Mars është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë, një periudhë kur natyra fillon të ringjallet dhe energjia...

Kush ishte Andis Harasani, ish-drejtori i Fatos Nanos që mori dy mandate në Kuvend

Andis Harasani ishte një nga drejtorët kryesorë të Fatos Nanos në vitin 2005 që iu fut politikës përmes kandidimit për deputet. Deri në atë...

LAJMI I FUNDIT/ Paraqitet në Gjykatën e Posaçme Ajola Xoxa

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Vijon…  /    S.M

“Ne jemi garancia”, Rama: Derisa të futemi në BE, ka shumë rëndësi se kush qeveris

“Gjithë kjo lëkundje e madje tektonike në një botë ku është hapur shtegu për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe ku është vënë në...

Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’

Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin...

Lajme të tjera

Web TV