“Kur s’ka Rusi në tavolinë, s’ka as Serbi”/ Ministri serb e pranon: Varemi nga Moska!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tani më të gjithë e dinë se lidhjet ruse janë duke u forcuar gjithnjë e më shumë me Serbinë, i cili vend në fakt është bërë edhe publikisht satelit i Rusisë së Putinit.

Por së fundmi, edhe figurat më të rëndësishme politike të vendit po e pohojnë edhe vetë këtë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka vlerësuar si një të rëndësie tepër të madhe miqësinë mes dhe Beogradit dhe Moskës. Ai ka deklaruar këtë të dielë për mediat në Beograd se mbijetesa e Serbisë në arenën ndërkombëtare varet nga Rusia.

“Kur nuk ka Rusi në tavolinë, nuk ka as Serbi. Millorad Ekmeçiç na mësoi se ‘serbofobia është vetëm një degë e rusofobisë’. Marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera që na pranojnë pa shantazhe dhe kushte janë e ardhmja e Serbisë. Pse duhet të jemi pjesë gjeografike e çdo aleance?”, theksoi Vulin.

Në fjalën e tij, Vulin ka shprehur mosbesim ndaj propozimit të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, të cilët ofrojnë përfitime ekonomike dhe përshpejtim të procesit të anëtarësimit të shtetit serb në Bashkim Evropian.

Deklaratat pro-ruse të ministrit të Brendshëm serb vijnë vetëm disa ditë pasi ai pati disa takime me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko dhe atë kinez Chen Bo, të cilëve u kishte kërkuar ndihmë dhe këshilla rreth kosovës.

Të fundit

Vjen edhe kryeministri finlandez Orpo, Rama: Diskutuam për sfidat europiane

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot pasdite edhe homologun finlandez Petteri Orpo, një nga pjesëmarrësit në Samitin e Komunitetit...

Qori fitoi një mandat: Rama do të rrëzohet nga mbipushteti

Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit “ekstremisht të pabarabarta”, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe deputeti i ardhshëm Redi Muçi deklaruan të enjten në...

PS kërkon masë urgjente për vijimin e numërimit të votave nga Greqia

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë një seancë publike nesër në orën 09:30, ku në rend dite do të shqyrtohet kërkesa e Partisë...

“Pa SHBA, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!” Trump sulmon sërish Europën

Vizita e Presidentit amerikan Donald Trump në vendet e Gjirit vazhdon, teksa sot ai u ndal në Emiratet e Bashkuara Arabe. Nga aty, Trump...

Kush duhet të jetë lideri i ri i opozitës shqiptare?

Partia Demokratike dhe opozita si e tërë ka nevojë për një lidership të ri. Sali Berisha është njeriu i cili rrëzoi në humnerë demokratët...

Lajme të tjera

Web TV