Problemet me drejtësinë amerikane/ Berisha zbulon lëvizjet e Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha është nisur tre herë drejt SHBA-ve dhe të treja herët është kthyer nga rruga.

Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ftuar në “Çim Peka Live”.

Sipas tij në të treja rastet Bashës i kanë thënë që nëse shkon në SHBA do të kishte probleme.

I pyetur rreth vizitës së Bashës pak ditë më parë në SHBA, Berisha tha se mund të ketë lobuar dhe mund t’i ketë mbyllur problemet që ka pasur.

“Tre nisjet e tij për rrugë janë kthyer në mes, ka dëshmitarë. Kanë dalë ta presin në aeroport, kanë prenotuar limuzinën dhe u është thënë se po të vijë këtu ka këto probleme. U nis me Gjekmarkajn në Romë dhe është kthyer pasi është njoftuar. Ka ndodhur në Vjenë, është nisur përsëri për të shkuar. Mund të ketë lobuar dhe ka mbyllur problemet, nuk e di. Por këto janë të gjitha të vërteta dhe nuk i ka mohuar. Se ça thonë lajmet nuk kam asnjë njoftim“, u shpreh Berisha.

 

Të fundit

Shqipëria përballë krizës së së vërtetës – Një reflektim qytetar

Shqipëria sot ndodhet në një udhëkryq të vështirë, ku qytetarët e zakonshëm përballen çdo ditë me një realitet të...

Zelensky: 10 të vdekur nga sulmet ruse, Putini po poshtëron paqen

“Makina e luftës ruse vazhdon të shkatërrojë jetë, pavarësisht gjithçkaje. Putini do të kryejë vrasje demonstrative dhe cinike për të mbajtur presionin mbi Ukrainën...

Rama: Një tjetër ‘mur kinez’ ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Vijon në të gjithë vendin puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret. Lirimi i hapësirave publike është pjesë e...

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Lajme të tjera

Web TV