Julian Deda ‘sfidon’ Veliajn për Bashkinë e Tiranës: I gatshëm të mbyllem në kullë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori, njëherësh anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda është shprehur i gatshëm të kandidojë përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, nëse do e vendosin demokratët.

Në një intervistë për Euronews Albania, Deda deklaroi se kjo duhet të vendoset nga të gjithë demokratët përmes primareve.

“Tani, ndoshta ka ardhur koha që ta marrin në dorë njerëzit atipikë, që i shohim përditë, që vuajnë njësoj si ne. Kemi nevojë t’i shohim këto njerëz të na drejtojnë, ndoshta këto  njerëz na e dinë më mirë hallin, sesa një politikan i sprovuar në karrierë, i cili i ka mbyllur hallet e veta.

A do doja unë të isha? Nëse demokratët e vendosin, po. Do doja të isha, nuk ka asnjë problem. E kam me shumë dëshirë dhe pse jo, pse mos të jem, nëse demokratët vendosin. Por duhet të jemi të gjithë bashkë që ta vendosim. Atë do ta vendosin demokratët dhe gara brenda Partisë Demokratike. Nëse vendosin demokratët, unë do të jem i gatshëm të zhvishem nga këto rroba që kam sot dhe të mbyllem në kullë dhe të punoj për kryeqytetin, patjetër”, theksoi ai.

Emrat më të përfolur nga e djatha si kandidatë të mundshëm për Bashkinë e Tiranës, janë deputeti demokrat, Belind Këlliçi dhe mjeku, Ilir Alimehmeti.

 

 

Të fundit

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Erdogan po “pushton” Europën përmes euros dhe dhëndrit

Industria turke e mbrojtjes nuk kufizohet më vetëm në eksportin e dronëve dhe sistemeve të armëve. Ajo po kalon në një nivel të ri,...

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe...

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e spanjollit është shumë e madhe. "Edhe...

Lajme të tjera

Web TV