‘Ka një fitues të paracaktuar”/ Analisti zbulon si ndahen rezultatet në zgjedhjet lokale

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar situatën brenda opozitës shqiptare dhe rolin e saj në këto zgjedhje vendore të 2023.

I ftuar në emisionin ‘Kontrast’, Vangjeli tha se opozita është e fituar dhe për këtë listoi një sërë argumentesh.

Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’
Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’

“Do ishte më mirë që bashkë me Metën, Berishën të ishte dhe Basha, kjo do ishte edhe më mirë. Ka një fitues të paracaktuar në zgjedhjet lokale, besoj se fitues i tyre është opozita shqiptare.

Në 2019 ishte debati hymë apo nuk hymë në zgjedhje, ky debat ka rënë dhe ky është një triumf i jashtëzakonshëm, kanë vetëm një kryetar aksidental. Bashkia dhe çdo që marrin është plus, rezultati do ndahet 2 për çdo një bashki.

Bashki kryesore do jenë socialiste dhe besoj se gara tjetër, në zgjedhjet e 2025, sërish socialistët i kanë të gjitha gjasat të fitojnë sërish. Shuma që do fitojnë socialistët do jetë më e madhe se opozita”, tha Vangjeli.