“Shumë superior”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet dhe fundjava futbollistike. Gjithë vëmendja e mediave sportive fokusohet tek El Clasico, aty ku Real Madridi mposhti Barcelonën mes 90 minutave spektakël. Madrilenët rimarrin kreun e tabelës dhe tani tek Barça fillojnë shqetësimet.

Në Itali, klubet ‘BIG’ bëjnë detyrën duke i fituar ndeshjet e tyre respektivisht.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

Prestigjiozja Marca hapet me titullin kushtuar galaktikëve: “Shumë superior”. Real Madridi me një lojë efektive, fiton kundër Barçës së papërpunuar dhe është lider i La Ligës.Prima Pagina Marca 17/10/2022

“Pa shpirt” ka shkruar katalanasja Sport. Barça u tejkalua qartë nga Madridi, i cili dominoi El Clasicon. Laporta ka hyrë në dhomat e zhveshjes për të kërkuar shpjegime.Kopertinat sportive të hënën 17.10.2022

Mundo Deportivo gjithashtu fokusohet tek zhgënjimi i Barçës: “E dhimbshme”. El Clasico konfirmoi depresionin e një Barçe që humbi udhëheqjen, e ndëshkuar sërish për brishtësinë e saj në mbrojtje.Kopertinat sportive të hënën 17.10.2022

Madrilenia AS jep një titull I cili shfaq superioritetin e Los Blancos: “Këtu komandon Madridi”. Skuadra e Ancelottit mundi Barçën me një paraqitje të shkëlqyer nga Kroos dhe Valverde.Kopertinat sportive të hënën 17.10.2022

Në Itali, Corriere dello Sport hapet në faqen e parë me fitoren e dhjetë radhazi të Napolit: “Përbindëshat e rinj”. Napoli mund Bolonjën (3-2) dhe zë vendin e parë i vetëm, suksesi i dhjetë radhazi me 43 gola në 14 ndeshje.Prima Pagina Corriere dello Sport 17/10/2022

“Bishti i djallit” është titulli i La Gazzetta dello Sport. Milan mposht Verona-n me rezultat 2-1 mes vështirësive dhe ruan vendin e tretë në kampionat, vetëm 3 pik më pak nga Napoli i vendit të parë.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 17/10/2022

Të fundit

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët votojnë të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës...

Krimet Zgjedhore/ Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore. Policia bën me...

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet me 88.6 lekë. Euro do të...

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë...

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV. Mesha është caktuar të...

Lajme të tjera

Web TV