Bashkimi i PD/ Bardhi: Të gjejmë një kandidat të përbashkët dhe fitues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazment Bardhi ka folur për mediet pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së.

Bardhi: Nuk do të zbardh në detaje atë që kam biseduar me zotin Paloka. Dua të konfirmoj që takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë mirëkuptimi për të gjetur një mekanizëm që sigurin bashkëpunim të sinqertë mes demokratëve. Asnjëri nuk ka pasur një qëndrim të caktuar për asnjë çështje. Demokratët kanë nevojë të jenë bashkë për të mundur Edi Ramën dhe këtë proces e dëmton vetëm njëanshmëria.

Pyetje: Njëanshmëria është procesi i primareve dhe ju jeni kundër?

Bardhi: Sot kam shkëmbyer disa mendime së bashku me zotin Paloka për të gjetur një rrugë se si do bashkëpunojnë demokratët në zgjehdje. Kur flas për njëanshmëri flas për pozicione të ngrurta brenda secilës palë. Nëse secila palë qëndron e ngurtë atëherë bashkimi minohet. Nuk duhet të minojmë dialogun dhe komunikimin.

Pyetje: Për çfarë qëndrojnë të ngurtë?

Bardhi: Ajo që unë po them është shumë e qartë për anëtarët e PD dhe demokratët. Do duhet që të krijohet një moment bashkëpunimi i sinqertë mes demokratëve për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues, që i jep fitoren PD-së në zgjedhjet e ardhme lokale.

Të fundit

Kërkohej nga Italia për trafik droge, kapet 19-vjeçari në Fier

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në qytetin e Fierit. Gjykata e Riminit i ka...

Humbja e hidhur ndaj Cremoneses, Allegri takim me Igli Taren dhe drejtuesit e tjerë

Ditë e diel, por te Milani nuk ka pushim pasi ka shumë punë për të bërë. Kuqezinjtë u mposhtën dje nga Cremonese me rezultatin...

Guvernatori kritikon Trumpin: Plani i tij për të dërguar trupa në Çikago është abuzim

Presidenti Donald Trump planifikon të dërgojë trupa në Çikago, gjë që përbën një “abuzim me pushtetin”, sipas guvernatorit demokrat të shtetit të Illinoisit në...

Igli Tares i dështon blerja, sulmuesi rikthehet në Gjermani

Boniface është rikthyer në Gjermani dhe nuk pritet të veshë fanellën e Milanit. Dyshohet se sulmuesi ka probleme fizike dhe është në një gjendje delikate. Stafi...

Shqiptari që vrau gruan në Greqi takon vajzën 18-vjeçare në gjykatë

Pandi Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij Marjola Nakolecit, 36-vjeçe para fëmijëve të tyre në Volos u paraqit të dielës para gjykatës. Sapo mbërriti, gazetarët...

Lajme të tjera

Web TV