Inter në shitje/ Sa është borxhi tek klubi zikaltër, që detyrojnë kinezët të largohen?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi mbërritën më shumë se gjashtë vjet më parë për të marrë përsipër një nga klubet më të fuqishme në kontinent, pronarët aktualë të klubit, grupi kinez Suning, ka vendosur të shesë Interin.

Suning arriti në vitin 2016 te klubi italian, derisa tani e kanë doruëzua atë në duart e bankës amerikane “Raine Group” për të gjetur një blerës të ardhshëm.

Objektivi kryesor është që të mund të pastrojë borxhet që ka skuadra e Milanit, të cilat arrijnë në 440 milionë euro, të rënduara nga pandemia me COVID-19.

Siç bën me dije gazeta e specializuar në ekonomi dhe financa, e ardhmja financiare e klubit është në duart e kompanisë së Amerikës së Veriut, e cila do të jetë në krye të drejtimit të operacionit. Nga ana tjetër, kjo kompani ka arritur të gjejë blerës për Chelsean dhe Lyonin.

Deri më tani klubi ka një borxh prej më shumë se 400 milionë euro, duke qenë 140 milionë nga edicioni i kaluar (2021-2022) në të cilin ata ishin të dytët pas rivalit të tyre të përjetshëm, Milanit.

Për këtë arsye, për të zbutur krizën financiare, klubi së fundmi mori një hua prej 275 milionë dollarësh nga Oaktree Capital. Në të njëjtën kohë ata zbuluan interesin e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) për të blerë klubin pas blerjes së Newcastles.

Suning mbërriti në Milano në vitin 2016 me synimin për të investuar në klub për të thyer hegjemoninë e Juventusit në ligë. Ai më në fund e arriti atë në sezonin 2020-21, duke i dhënë fund nëntë viteve radhazi të titujve të “Zonjës së Vjetër”.

Lexo edhe :  Gara për titull në Serie A, Napoli ruan diferencën duke mbetur më afër trofeut

Sot, megjithatë, realiteti është ndryshe. Të rinjtë e Simone Inzaghit nuk janë në gjendje të ngrenë kokën në Serie A me rezultate që janë të luhatshme.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV