20 tetor 1900/ Naim Frashëri, apostull i shqiptarizmës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 20 tetor të vitit 1900, ndërron jetë Naim Frashëri poet dhe shkrimtar shqiptar, një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe figura qendrore e letërsisë së Rilindjes. Për së gjalli u pagëzua “apostull i shqiptarizmës” dhe “bilbil i gjuhës shqipe”. Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve.

Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” më 1869. Atje ra në kontakt me idetë e iluminizmit frëng dhe veprat e Rusoit e Volterit. Më 1871 shkoi në Stamboll, ku qëndroi vetëm tetë muaj, sepse dhembja e kraharorit e detyroi të kthehej në Janinë. Në vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane në Sarandë. Sëmundja e kraharorit dhe dhembjet në gjunjtë nga reumatizma, e shtrënguan të largohej nga Saranda dhe shkoi për kurim gjashtë muaj në banjat e Badenit në Perandorinë Austro-Hungareze. Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash (ashari mydiri) në Berat.

Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll, ku punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe Kontrollit dhe më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të Zëvendësministrit të Arsimit. Më 14 gusht 1882, nënshkroi lejen për botimin e Gramatikës së Kristoforidhit. Pas arrestimit të Abdylit në Janinë në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Mori pjesë në punën e Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip.

Lexo edhe :  Klaudius Ptolemaios – Mjeshtri i Universit dhe rrënjët e një emri

Mbylli sytë më 20 tetor 1900. Gjuhët e huaja të nxëna nga mësimet te para private dhe më tej përgjatë shkollimit në Janinë bënë që, sipas Robert Elsie, Naimi ishte një shembull parësor i intelektualit osman të shekullit të XIX që ndihej njëlloj i ambientuar si me kulturën Lindore ashtu dhe Perëndimore. Naimi është autor i gjithsej njëzetedy veprave: katër në osmanishte, dy në persishte, dy në greqishte dhe pesëmbëdhjetë në shqipe.

Të fundit

Qeparo/ Pas lirimit të hapësirave, bashkia Himarë vendos çadra falas për pushuesit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Teksa ka ndarë pamje nga plazhi në Qeparo,...

Fuga për sagën Lapaj-Shabani: Vunë teze e dajo në lista për të mos u bërë deputetë

Artan Fuga ka komentuar atë që ndodhi mes partive të Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt. Ai thotë se është për t’u mahnitur, se si dy...

Rusi/ Rrëzohet një aeroplan me 49 persona në bord, mes tyre edhe disa fëmijë

Një aeroplan pasagjerësh An-24 me është rrëzuar gjatë një fluturimi mbi Rajonin Amur të Rusisë. Sipas Vasily Orlov, guvernator i Rajonit Amur në Lindjen e...

‘Plas’ sherri me sende të forta në Lumin e Shalës, disa të rinj të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku disa të...

Martohet vajza e vetme e Ibrahim Rugovës, Teuta!/ Fotot nga ceremonia familjare

Ish-deputetja dhe e vajza e vetme e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, është martuar zyrtarisht një ditë më parë. Ajo ka kurorëzuar dashurinë...

Lajme të tjera

Web TV