Kriza energjetike/ Balluku: Opozita e rublave kërkon debat pse nuk vumë fashën 800 kwh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata energjetike në vend, dhe më konkretisht, mos aplikimi i fashës 800 këh nga ERE po diskutohet në seancën e sotme plenare.

Në fjalën e saj, ministrja e Energjisë, Belinda Balluku ka hedhur akuza ndaj opozitës duke u shprehur se për të, është e pashpjegueshme sesi opozita kërkon debat për faktin që ERE vendosi të mos e aplikojë fashën 800 kwh.

Po ashtu, ministrja e ka akuzuar opozitën se po përfiton nga situata e krizës dhe se po tallet me fushatën ndërgjegjësuese për kursimin e energjisë si dhe po dezinformon qytetarët.

“ Qeveria shqiptare e ka menaxhuar këtë krizë. Arsyeja e thirrjes së këtij debati është e çuditshme, se përse Qeveria nuk aplikon fashën. Energjia në republikën e Shqipërisë, pavarësisht se çfarë thoni ju nëpër banaqe. 

Le të flasim për 4 hidrocentrale të rëndësishme, nëse flisni me inxhinerët, do ju thonë se i konsiderojnë termocentrale, pasi prodhojnë dhe në muajt më të nxehtë të verës. Opozita e shqetësuar sot duhet të dilte një herë dhe të shpjegonte se si u copëtua sistemi elektro energjetik shqiptar, se si u shkëput nga sistemi 4 hidrocentrale të rëndësishme. Kjo është e vërteta dhe realiteti, sot na duhet që të dalim me importe dhe të plotësojmë kërkesën e tregut, Shqipëria po përballet me një situatë thatësire. 

E gjithë Europa ka një strategji kursimi, vetëm ju jeni kundër. Kjo është e tmerrshme për ju, ju thoni se është arrogancë, ne e kemi nisur kursimin nga vetja jonë, ku kemi kërkuar nga institucionet që të kursejnë. Kemi vendosur administrator në të gjithë institicionet, janë pjesë e stafit, se mos del njeri dhe thotë se keni shtuar straf, jo ishte pjesë e jona”, tha Balluku.

Lexo edhe :  Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

 

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV