“Në mëshirë të benzave”/Aksidentohet Rudina Xhunga, i nxjerr targën makinës që e përplasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e djeshme ka qenë disi e frikshme për gazetaren Rudina Xhunga. Ajo është përplasur nga një makinë, ndonëse siç ka treguar ka ndodhur gjithçka pa kuptuar.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka rrëfyer eksperiencën e hidhur, duke dhënë edhe një mesazh të vyer për jetën.

“Ai mund të të kishte vrarë sot. Ishte benz luksoz. Targa AA200XJ”, shkruan ndër të tjera gazetarja, duke treguar fjalët që i thanë kalimtarët, pasi e ndihmuan të ngrihej, nga përplasja.

Postimi i plotë i gazetares:

Dje në Bulevard u pengova. Po vrapoja për të kapur semaforin jeshil dhe nuk pashë hekurin e verdhë që ndante korsinë e biçikletave. Pengesa më bllokoi këmbët dhe rashë në Bulevard, para një makine. Nuk kuptova çfarë ndodhi, po kalimtaret përreth bërtitën, ndaluan makinat e tjera dhe një vajzë më ndihmoi të çohem. Pastaj një zotëri m’u prezantua si mjek, më uli, në bordurën e Rognerit dhe më kontrolloi për shembje, thyerje nga rënia. Dhe në fund më dha targën e makinës, para së cilës rashë.

Gjeje, -tha kujt i përket. -Sepse nuk frenoi, nuk ndaloi, nuk ndihmoi. E pashë kur u pengove dhe e gjitha që me sekonda. Ai mund të të kishte vrarë sot. Ishte benz luksoz. Targa AA200XJ. I thashë faleminderit! Por më mirë se të gjej pronarin e atij benzi, kësaj dite do i mbaj mend fytyrën gjithë merak të vajzës që më dha dorën të çohem , kalimtarët që u mblodhën pa më njohur dhe bërtitën të ndalonin makinat, mjekun që mbajti këmbët, shënoi targën dhe më dha ndihmën e parë. Tirana është plot njerëz të mirë dhe jeta është shume çmuar të të ikë, sa hap e mbyll sytë. Nuk duhet lënë në mëshirë të benzave. Si ky që për pak më mori jetën, për pak, fare pak, distance fati, dje. Faleminderit!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rudina Xhunga (@rudinaxhunga)

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV