Braktisi “Njerëz të humbur”/ Aida Shtino tregon si është kërcënuar. Mori Nishani dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Aida Shtino ka rrëfyer detaje nga jeta profesionale dhe personale.

E ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ajo foli për emisionin shumë të ndjekur “Njerëz të humbur”, dhe për gjurmët që ka lënë ky emision jo vetëm te ajo por dhe të njerëzit që ka ndihmuar.

Gazetarja tregoi se ideja për “Njerëz të humbur” lindi pasi punonte në Greqi në një emision të ngjashëm, që konsistonte në gjetjen e njerëzve që kërkoheshin.

Gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa, Aida tregoi se nuk kanë qenë të pakta rastet ku është kërcënuar dhe ka marrë urdhër mbrojtje.

“Ka qenë historia e një vajze 13 vjeç që kishte humbur në Kombinat. Stafi më thotë se kishin marrë një informacion se vajza ishte parë me disa djem në një lokal. Lajmëruam policinë. Rastisi një person i papërgjegjshëm dhe thotë ca merreni me këtë. E nxjerrin këtë personazh të forcave së Shqiponjave live.

E tha dhe live. I them zotëri po të ndjek e gjithë Shqipëria. E dëgjon drejtori i përgjithshëm përgjithshëm dhe vajza është gjetur brenda natës. Më kanë penguar disa herë. Ka qenë rasti i një shqiptari në Selanik, kishim një udhëtim të vështirë. Më vonë doli se pronari kishte gisht në zhdukjen e këtij personi.

Kur po ktheheshim nga Greqia, në Kapshticë, po na hapnim makinën. Sa hymë ne po kontrollonin makinën, pastaj zbresim më poshtë dhe sërish del policia. Filloi sërish kontrolli dhe i them kameramanit ndiz kameran. Më tha, ju kërkoni të humburit por kini kujdes se mos humbni ndonjë ditë vetë.

Ne e nxorëm bruto në ekran. Ka marrë asokohe ministri i Brendshëm, i ndjeri Bujar Nishani dhe e kanë shkarkuar. Ka pasur shumë raste, jam kërcënuar disa herë por i kam pasur Brenda për të mos shqetësuar familjarët. Një rast tjetër ka qenë kur kërkonim një vajzë nga Elbasani që e dinim se ishte trafikuar.

Po dilnin në sipërfaqe gjëra që nuk duheshin publikuar. Të nesërmen më vjen në zyrë një zarf. Brenda në letër thuhej se vajza është në këtë adresë dhe ishte adresa e shtëpisë time. Në atë moment kam kërkuar mbrojtje.”, tha mes të tjerash Aida.

Të fundit

“Rënia e euros, goditja më e rëndë për eksportuesit”- Berisha takim në një fasoneri

Kreu i PD-së Sali Berisha është zotuar se pas 11 majit për të kompensojë sipërmarrjet eksportuese që kanë pësuar...

Largim nga politika? Mimi Kodheli: Bashkëshorti më thotë ‘shiko shëndetin’!

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Tiranës, nën siglën e PS-së, Mimi Kodheli, është shprehur se 11 maji – dita e zgjedhjeve...

20% më pak aksidente rrugore në Janar-Mars

Tre muajt e parë të vitit kanë rezultuar me më pak aksidente se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Sipas të dhënave të bëra...

Trump nuk njeh kufij! Vendos para “Shtëpisë së Bardhë” fotot e emigrantëve të dëbuar

arku i Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar pamje, pasi është mbushur me postera të emigrantëve të arrestuar për një sërë krimesh, teksa administrata Trump...

“Jemi partia e tretë”, Shehaj: ‘Mundësia’, një alternativë që dallon si nata me ditën

Nga një takim elektoral në qytetin e Pogradecit, Agron Shehaj ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin Partinë Mundësia, forcë të tretë politike që sipas...

Lajme të tjera

Web TV