Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kreu i SPAK “ankohet” për kërcënime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu në ikje i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Arben Kraja tha se po bëhet një punë e madhe për të kapur “peshqit e mëdhenj”, edhe pse janë bërë presione të shumta në drejtim të prokurorëve dhe gjyqtarëve. “Institucion i ri, është krijuar çdo gjë nga e para. Besoj që është bërë puna më e  mirë e mundshme”, tha ai. Kraja pranoi se ndaj prokurorëve të SPAK janë regjistruar raste presionesh, por se tha se atyre iu sigurohet mbrojtje siç e parashikon ligji.

“Prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK po trajtojnë çështje shumë të vështira, dhe në këtë kuadër ka pasur edhe kërcënime edhe presione. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë mbrojtje nga policia. Nuk është detyrë e SPAK të bëjë verifikime të tilla”, tha Kraja. I pyetur nëse pritet arrestimi i ndonjë të ashtuquajturi “peshk i madh”, Kraja përmendi rastin e marrjes si të pandehur të 10 ish zyrtarëve të qarkut të Lezhës, përfshirë edhe ish kryetarin e bashkisë.

Historia e SPAK me “peshqit e mëdhenj”

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është një institucion që ka tre vite që është krijuar në kuadër të Reformës në Drejtësi. Objektivi i SPAK është të marrë në hetim njerëz që janë të dyshuar si të lidhur me korrupsion dhe krimin e organizuar. Që në krye të herës politika dhe qeveria thanë se ky institucion do të hetonte krimin e organizuar dhe mbi të gjitha zyrtarët e lartë publik. Por, në tre vite katër emra janë ata që kanë bërë bujë. I pari që ra në rrjetën e SPAK, por që ky i fundit luajti pak rol, ishte Saimir Tahiri, i cili vuan dënimin në burgun e Fierit. Tjetër rast ishte ai i ish-kreut të Bashkisë Lushnjë Fatos Tushe i cili u akuzua për korrupsion dhe po vuan dënimin në dhënien e tenderave jo në konkurencë të ndershe dhe së fundmi janë prangosjet e dy ish- përfaqësuesve të lartë në ministrinë e Mjedisit si Lfeter Koka, në cilësinë e ministrit dhe Alqi Bllako në cilësine e sekretarit të Përgjithshëm. Ky i fundit u la me arrest në burg për shkak të mungesës në familje. Në tre vite vetëm këta individë mund të konsiderohen si “peshqit e mëdhenj”, por që janë fare pak, pasi pritshmëritë e faktorit ndërkombëtar dhe mbi të gjitha qytetarëve shqiptarë ishin shumë më të mëdha.

Kyeprokurori Çela: Shqetësuese pastrimi i parave dhe abuzimi me pronat në bregdet

Prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela thotë se pastrimi i parave dhe abuzimi me pronat, kryesisht ato në bregdet, mbeten probleme shqetësuese, teksa ka inkurajuar prokurorët të hetojnë për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit në çso nivel. Çela tha gjatë mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve se goditja e aseteve me origjinë nga krimi mbetet prioritet i Prokurorisë së Përgjithshme. “Mbeten shumë shqetësuese rastet e abuzimeve me pronat, sidomos me ato në bregdet. Hetimet e nisura duhet të vazhdojnë e të thellohen për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të çdo shkelësi të ligjit. Ndërhyrjet në regjistrat e kadastrës për të cilat ka pasur disa denoncime publike janë tronditëse pasi përveç pasojave që mund të kenë shkaktuar, dëmtojnë thellësisht besueshmërinë e institucioneve përgjegjëse për mbajtjen dhe sigurimin e tyre.  Hetimet kanë disa muaj që kanë nisur dhe publiku pret përgjigje të qarta për dëmin dhe autorët. Nuk mund të vazhdohet më me hetime të bujshme që i mbulon pluhuri i harresës. Duhet të dalin përgjegjësit në të gjitha nivelet, kushdo qofshin ata, dhe rezultatet duhet t’i bëhen të ditura publikut”, deklaroi ndër të tjera kryeprokurori Olsian Çela.

Lexo edhe :  “Betohem!”/ Drejtori i Policisë merr detyrën, Hoxha: Do e riformatojmë gjithë strukturën

Sipas tij, lufta ndaj pastrimit të produkteve të veprës penale dhe goditja e aseteve me origjinë nga krimi mbeten prioriteti i prokurorisë. “Ndërsa ka progres në disa aspekte dhe kjo është vlerësuar edhe nga organizmat ndërkombëtare që monitorojnë nga afër Shqipërinë në këtë fushë, rezultatet e hetimeve pasurore nuk janë ato që priten. Edhe në raportin vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë vihet theksi në nevojën për përmirësime të treguesve në këtë drejtim. Drejtuesit e prokurorive duhet të jenë aktivë përmes mirëadministrimit të kapaciteteve të zyrave me fokusimin drejt fushave prioritare të luftës ndaj krimit. Ata duhet të bëjnë më shumë në nxitjen e hetimeve pasurore si dhe në koordinimin me agjensitë e tjera përgjegjëse në goditjen e krimeve me natyrë financiare”, tha ai. Koordinimi mes prokurorive të jurdiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme, sipas tij, ka funksionuar mjaft mirë që në hapat e para të krijimit të strukturës së re. “Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet për vendin dhe ndërveprimi mes strukturave tona mbetet tejet i rëndësishëm për arritjen e objektivave”, tha Çela. Ndërsa ka theksuar se mbetet shumë për tu bërë në drejtim të rritjes së performancës së policisë gjyqësore.

“Sistemi i ri i raportimit të veprimeve hetimore i miratuar para pak ditësh synon një mbikqyrje më të mirë të drejtuesve mbi punën e tyre. Informacioni statistikor do t’i ndihmojë ata në organizimin më të mirë të punës përmes shpërndarjes së balancuar të ngarkesës dhe eleminimit të zvarritjes së hetimeve. Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme do te ndiqet me prioritet aplikimi me efikasitet i këtij sistemi statistikor. Falë mbështetjes që na është dhënë nga Kuvendi i Shqipërisë, sot kemi pothuaj në të gjitha rrethet gjyqësore një numër të barabartë të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore. Përmes rritjes së numrit të oficerëve të policisë gjyqësore është synuar mbështetja për prokurorët në kushtet e mungesave te shumta në organikë, por kjo masë do të lehtësojë edhe punën e tyre në vazhdimësi pas plotësimit të organikave”, tha Çela.

 

 

 

 

Të fundit

Erdogan viziton të enjten Tiranën, presidenti turk do pritet nga Rama! Zbardhen detajet

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme. Ai do të jetë në Shqipëri me 10...

Dëbora e parë/ Moti i keq prek edhe këtë vend, mbulohen disa zona

Reshjet e dëborës kanë filluar në Itali, në Dolomitet Belluno, duke zbardhur edhe Vicenza Prealps dhe temperaturat kanë rënë. Reshje të dendura dëbore kanë rënë...

Ushqimi me të cilin Arbana Osmani identifikon vjeshtën

Instagrami i saj lakmohet gjithmonë për recetat e shijshme që poston shpeshherë, ashtu siç ka bërë edhe këtë fundjavë me kërpudhat porcini. Përveçse janë shumë...

SPAK i afron ’21 janarin’ në prag, Berisha ‘lidh shkurt’ PD-në

Nga Jakin Marena Sali Berisha e kishte parashikuar, në mos kishte informacion të detajuar, se hetimi nga ana e SAPK-ut i ngjarjes tronditëse të 21janarit...

Gjuha e shenjave shqipe, për herë të parë hapet dega në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

aundi i dytë i regjistrimeve në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë vazhdon deri ditën e hënë kur gjithë studentët e vendit do...

Lajme të tjera

Web TV