Më pak se pesë orë gjumë në natë lidhet me rrezikun më të lartë të sëmundjeve të shumta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të bësh më pak se pesë orë gjumë në moshën e mesme dhe të vonë mund të lidhet me një rrezik në rritje të zhvillimit të të paktën dy sëmundjeve kronike.

Këto janë gjetjet e studimit më të ri të kryer nga studiuesit e UCL, Londër. Hulumtimi, i publikuar në tetor 2022 në PLOS Medicine, analizoi ndikimin e kohëzgjatjes së gjumit në shëndetin e më shumë se 7000 burrave dhe grave në moshat 50, 60 dhe 70 vjeç, nga studimi i grupit Whitehall II.

Studiuesit ekzaminuan lidhjen midis kohës që flinte secili pjesëmarrës, vdekshmërisë dhe nëse ata ishin diagnostikuar me dy ose më shumë sëmundje kronike (multimorbiditetet) – si sëmundjet e zemrës, kanceri ose diabeti – gjatë 25 viteve.

Njerëzit që raportuan se flinin pesë orë ose më pak në moshën 50 vjeç kishin 20% më shumë gjasa të ishin diagnostikuar me një sëmundje kronike dhe 40% më shumë gjasa të diagnostikoheshin me dy ose më shumë sëmundje kronike në harkun kohor prej 25 vjetëve, krahasuar me njerëzit që flinin deri në shtatë orë.

Për më tepër, gjumi për pesë orë ose më pak në moshën 50, 60 dhe 70 vjeç ishte i lidhur me një rritje prej 30% deri në 40% të rrezikut të multimorbiditetit (zhvillimit të sëmundjeve të tjera) në krahasim me ata që flinin deri në shtatë orë.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se kohëzgjatja e gjumit prej pesë orësh ose më pak në moshën 50 vjeç ishte e lidhur me 25% rritje të rrezikut të vdekshmërisë gjatë 25 viteve të studimit që ata kryen – gjë që mund të shpjegohet kryesisht me faktin se kohëzgjatja e shkurtër e gjumit rrit rrezikun e zhvillimit kronik të sëmundjeve.

Autorja kryesore e studimit, Dr Severine Sabia (Instituti UCL i Epidemiologjisë dhe Shëndetit, dhe Inserm, Université Paris Cité) u shpreh se: “Multimorbiditetet (dy ose më shumë sëmundje kronike) janë në rritje në vendet me të ardhura të larta dhe më shumë se gjysma e të rriturve të moshuar kanë të paktën dy sëmundje kronike. Ky fakt rezulton të jetë një sfidë e madhe për shëndetin publik, pasi bashkëndodhja e dy apo më shumë sëmundjeve shoqërohet me përdorim të lartë të shërbimit shëndetësor, shtrime në spitale dhe paaftësi të këtyre adultëve.

Lexo edhe :  Presidenti po jeton në 12 metra

Ndërsa njerëzit rriten, zakonet e tyre të gjumit dhe struktura e gjumit ndryshojnë. Megjithatë, rekomandohet të flenë 7 deri në 8 orë në natë.

Gjetjet shkencore tregojnë se kohëzgjatja e shkurtër e gjumit është e lidhur me bashkëndodhjen e dy ose më shumë sëmundjeve.

“Për të siguruar një gjumë më të mirë gjatë natës, është e rëndësishme të promovoni një higjenë të mirë të gjumit, si për shembull të siguroheni që dhoma e gjumit të jetë e qetë, e errët dhe një temperaturë e rehatshme para gjumit. Gjithashtu këshillohet të hiqni pajisjet elektronike dhe të shmangni vaktet e mëdha para gjumit. Aktiviteti fizik dhe ekspozimi ndaj dritës gjatë ditës mund të nxisë gjithashtu gjumë të mirë.”

Si pjesë e studimit, studiuesit vlerësuan gjithashtu nëse gjumi për një kohë të gjatë, prej nëntë orësh ose më shumë, ndikonte në rezultatet shëndetësore. Nuk u gjet asnjë lidhje e qartë midis kohëzgjatjes së gjumit të gjatë në moshën 50 vjeç dhe multimorbiditetit te njerëzit e shëndetshëm.

Megjithatë, nëse një pjesëmarrës ishte diagnostikuar tashmë me një gjendje kronike, atëherë kohëzgjatja e gjatë e gjumit shoqërohej me rreth 35% rritje të rrezikut të zhvillimit të një sëmundjeje tjetër. Studiuesit besojnë se kjo mund të jetë për shkak të kushteve themelore shëndetësore që ndikojnë gjumin.

Të flesh mjaftueshëm e lejon trupin të pushojë. Gjumi i pakët mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose goditjeve cerebrale, duke përfshirë rritjen e inflamacionit dhe rritjen e presionit të gjakut.

Ky hulumtim i shtohet numrit në rritje të kërkimeve që nxjerrin në pah rëndësinë e një gjumi të mirë gjatë natës.

Studimi u financua nga Instituti Kombëtar për Plakjen, pjesë e NIH, Këshilli i Kërkimeve Mjekësore në Mbretërinë e Bashkuar, Fondacioni Britanik i Zemrës dhe Wellcome.

Gjumi është hallka e artë që mban lidhur shëndetin dhe trupin tonë. – Thomas Dekker

Burimi: Science Daily

Përgatiti Rudina Koromani, Psikologe Klinike

 

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV