Shpresë për të dënuarit, ministri Manja: Po shikojmë mundësinë e një amnistie penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, është shprehur këtë të mërkurë se institucioni që ai drejton po studion mundësinë e aplikimit të një amnistie penale, e cila zakonisht ndodh gjatë festave të fundvitit.

Teksa fliste për vendimet e kaluara sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Manja u pyet për mundësinë e një amnistie. Ministri i Drejtësisë tregoi se bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve janë në fazë studimi dhe analizimi.

“Në fakt lidhur me amnistinë penale, është traditë, çdo fundviti qeveria merr iniciativë për të pasur amnisti penale. E fundit është bërë në vitin 2020. Ne si Ministri e Drejtësisë bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, jemi në një fazë të studimit të gjithë treguesve që kanë të bëjnë me amnistinë.

Në momentin që do të kemi një analizë do jua bëjmë me dije. Po punojmë për të pasur një amnisti penale. Por jemi në fazën e studimit dhe analizës”, u shpreh Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë.

Të fundit

‘Paradoksi’ socialist i shtimit të mandateve parlamentare me më pak vota

Eduard Zaloshnja Votat e diasporës i shtuan vetëm 1 mandat socialistëve – të nëntin në Qarkun Vlorë (por pa filluar...

Rama publikon pamjet nga Mati/ Një destinacion që s’duhet lënë pa u vizituar! (VIDEO)

Numri i turistëve në vend, vijon të mbetet i lartë. Të huajt zgjedhin çdo ditë e më shumë si destinacion për pushime Shqipërinë. Kryeministri Edi...

Gazetarja “lëshon gjuhën” me Eglin: U këndon ish-ave!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, gazetarja Enki Braçaj u ndal mes te tjerash te kënga e re e ish-finalistes së...

Ish-shefi i CIA tregon vendin e radhës që do të sulmojë Rusia, ja kë fajëson ai

Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të ndërmarrë një sulm ndaj një...

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV