Përfundon ëndrra e Ballkanit në garat evropiane, Suharekasit mposhten nga Slavia Prague

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ballkani ka pësuar humbje ndaj Slavia Pragës me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së pestë të fazës të fazës së grupeve të Conference League.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë me të dy skuadrat që kërkonin të fitonin terren.

Peter Olayinka në minutën e 17-të, kishte rast shumë të mirë për të shënuar, por goditja e tij nga afër shkoi mbi portë.

Ballkani rastin e parë të mirë e kishte në minutën e tretë të kohës shtesë, kur Ermal Krasniqi i vetëm me portierin, gjuajti ngjitur me shtyllën.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Ballkanin që kishte moment të dyshimtë, pasi Krasniqi u rrëzua në zonë në minutën e 56-të, por gjyqtari nuk dha penallti.

Në minutën e 71-të, Taras Kacharaba i Slavias  gjeti Ewerton, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Sfida u zhbllokua në minutën e 75-të,  Ondrej Lingr u gjen në zonë pas asistimit të David Jurasek, për të shënuar për 1-0 me kokë.

Në kohën shtesë Ballkani kishte dy raste shumë të mirë për të barazuar, por fillimisht Albin Berisha u ndal nga Ondrej Kolar që bëri pritje të madhe.

Pas një minutën edhe Edvin Kuc gjuajti nga afërsia, por sërish Kolar ishte në vend.

Ballkani me këtë humbje eliminohet nga garat evropiane, pasi ka vetëm 4 pikë pas pesë ndeshjesh.

Të fundit

VIDEO/“Ishulli” i shpëtimit, shtëpia që i rezistoi përmbytjeve me 21 viktima

Një familje në Tennessee, SHBA, ka mahnitur gjithë vendin duke arritur të shpëtojë shtëpinë e tyre nga përmbytjet katastrofike...

Vijon shpërndarja e fletëve të votimit, 57 646 zarfe të dërguara deri më tani në 6 shtete

57,646 zarfe me fletët e votimit janë nisur deri më tani në diasporë për zgjedhjet e 11 Majit. Deri më tani janë dërguar fletët...

Pas incidentit në “Big Brother”, ja ku shfaqet Jozi (VIDEO)

Të shtunën e kaluar gjatë primes së “Big Brother VIP Albania 4”, një ngjarje e paprecedentë ndodhi kur  Jozef Marku e goditi me shuplakë...

Ishte arratisur nga burgu, si iu fsheh policisë në “mes” të Tiranës 2 muaj Daut Laze

Dy muaj pas arratisjes së bujshme nga burgu i Shënkollit, u arrestua mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, në kryeqytet, Daut Laze. 49-vjeçari...

Përfundojnë në pranga dy elektricistë/ Zbardhet arsyeja e rëndë

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy elektricistë, pas vdekjes së një punonjësi të OSHEE-së, i cili humbi jetën një ditë më parë...

Lajme të tjera

Web TV