Të burgosurit fërkojnë duart, amnisti në fund të vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja konfirmoi dje se po bëjnë diskutime me Drejtorin e Burgjeve për të bërë amnisti penale në fundvit. Amnistia e fundit është bërë dy vjet më parë.

Qeveria po rishikon mundësinë për të bërë aministi penale për një kategori të caktuar të dënuarish. Lajmi u bë publik vet nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë raportimit për vendimet e qeverisë që u morën ditën e djeshme.

Manja tha se amnistia është një ritual i çdo fundviti ndërsa vitin e kaluar nuk ka pasur amnisti nga Qeveria. Prej 30 vieteve pothuajse çdo qeveri ka bërë aministi në prag të zgjedhjeve lokale apo të përgjithshme.

Jemi në fazë diskutimesh për amnisti penale”, është shprehur Manja. Sipas Manjës nuk ka pasur amnisti vetëm në vitin 2021 dhe për këtë nuk dha një arsye. “Është traditë çdo fund viti qeveria merr iniciativë për të patur aministi penale. Aministia e fundit është bërë në 2020. Ne si ministri e drejtësisë me Drejtorinë e Burgjeve jemi në fazën e studimit dhe në momentin që kemi një studim dhe analizë do të bëjmë me dije opinionit publik. Po punojmë për të patur aministinë penale por jemi në fazën e studimit dhe analizës”, tha Manja.

Vendimet

Ndërkohë, në mbledhjen e ditës së djeshme janë miratuar 2 akte që vijnë si propozim i Ministrisë së Drejtësisë. Akti i parë është ai i dëmshpërblimit financiar për 54 ish-të përndjekurit politik, të cilët do të marrin masën me këste. Akti i dytë është projektligji për shërbimin përmbarimor shtetëror.

Manja tha se do t’i japë zgjidhje problematikave që janë hasur me këtë shërbim. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë ka kaluar akti për dëmshpërblimin e ish të dënuarve të regjimit komunist për 54 subjekte dhe projektligji për organizimin dhe funksionimin e shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror.

Lexo edhe :  Mosnjohje e rezultatit/ Berisha kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Lajmin e dha ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë. Sipas Manjas, i pari ka të bëjë me një domosdoshmëri ligjore dhe morale, kurse i dyti për të garantuar cilësi në shërbimin përmbarimor duke konkurruar edhe atë privat.

“Dëmshpërblimi financiar për ish të dënuarit e regjimit komunist. Dëmshpërblimi për 54 subjektet që përmbushin kriteret e përcaktuara në ligj që kanë vuajtur dënime kapitale kanë qenë të izoluar në hetuesi apo nën efektin e masave mjekësore, apo psikiatrike, do të përfitojnë jo vetëm ato që i kanë vuajtur vetë, por edhe familjarët e tyre. Masa e shpërblimit financiar do të paguhet në këste e shtrirë në kufijtë kohorë të përcaktuar në ligj. Është një masë e nevojshme dhe e domosdoshme në aspektin ligjor dhe moral. Tregon mbështetjen e qeverisë për kategori për riintegrimin e tyre në shoqërinë tonë. Është vendimi i 29-të që kalon gjatë qeverisjes sonë. Do të ketë edhe vendime të kësaj natyre sapo të përfundojë shqyrtimin e të gjitha dosjeve. Akti i dytë që kaloi është projektligji për organizimin dhe funksionimin e shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror. Ka për detyrë të rregullojë këtë shërbim duke i dhënë zgjidhje të gjitha problematikave që janë hasur në praktikë me këtë shërbim. Reformimi i këtij shërbimi bëhet domosdoshmëri se ky shërbim sot nuk garanton shërbim cilësor për qytetarët shqiptarë. Do të konkurrojë shërbimim përmbarimor privat dhe qytetarët mund të zgjedhin dhe do t’i hapë rrugë këtij shërbimi të domosdoshëm”, tha Manja.

 

Të fundit

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në...

Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t: Ti vlen shumë më tepër sesa mendon

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieber. Këngëtarja e...

OBSH thirrje Izraelit të ndalë sulmet në Gaza: A mund të keni pak mëshirë?!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në...

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata që nuk janë martuar kurrë,...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV