Ilir Daja i pakënaqur me arbitrin kryesor: “Na mohoi një penallti të pastër”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja,  ka folur pas humbjes në shtëpi ndaj Slavia Pragës me rezultat 1-0, duke ia lënë fajin gjyqtarit për mohimin e një penalltie.

Më tej trajneri theksoi se ka oferta nga jashtë për lojtarët, ndërsa shtoi se pavarësisht dëshirës së tij nuk mund t’i mbajë të gjithë lojtarët që ka.

“Mendoj që ishte një penallti e pastër e pa dhënë dhe një e diskutueshme. Jo se ul meritat e kundërshtarit, pasi kishim ekipin më të fortë të grupit. Me këtë intensitet duhet të them që të gjithë klubet në Kosovë në “transfermarkt” vlejnë 25 milionë euro, ndërsa Slavia vlen rreth 50 milionë euro, pra dyfishi. Pra kishim një kundërshtar shumë të fortë përballë”, deklaroi fillimisht ai.

Pastaj Daja u ndal te dëmtimi i Ermal Krasniqit, që iu desh ta linte ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë.

“Shpresoj të mos ketë gjë të rëndë pasi është shumë i rëndësishëm për sulmin tonë. Dalja e Ermalit na i vështirësoi gjërat, por këta djem meritojnë vetëm fjalë të mira.”

“Të gjithë sportdashësve kosovar ia kemi kthyer mbështetjen, pasi jemi ekipi i vetëm deri tani që Slavia Pragës i kemi shënuar dy gola. Deri këtu mendoj që ka qenë një paraqitje e mrekullueshme”, deklaroi ai

Daja e pranoi se lojtarët kanë oferta nga jashtë, duke shtuar se me gjasë klubi do t’i shes.

“Oferta ka, por po të më pyesnin mua nuk do shisja asnjë, por politikat e klubit, duke iu dhënë mundësinë lojtarëve për të shkuar jashtë, mendoj se duhet t’i shesim. Njëkohësisht ta përdorim si politikë për t’ju thënë lojtarëve ejani te Ballkani se mund të shkon jashtë më pas”, përfundoi ai.

Lexo edhe :  "Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq"

Të fundit

‘DASH mbështet drejtësinë’, gazetari: Berisha, ‘antiamerikan’ që cenon sigurinë e SHBA

Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi për ‘Orën e Fundit’ vizitën e kreut të SPAK Altin Dumanit në Departamentin Amerikan të...

Krijohet Operatori Kombëtar për Ujin, Rama: Paaftësia e bashkive, e frikshme!

Është zhvilluar ditën e sotme prezantimi i Operatorit të Ujit. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se nuk ka më kohë për...

“Qeveria nuk do të rrisë çmimin e ujit”, Balluku: Mbrojtje më të fortë për burimet ujore!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se për të gjitha ata që thonë se do të ketë një...

Firmosi me Juventusin, Braçe ‘kritika’ për Edon Zhegrovën: Pupupu

Emri i Edon Zhegrovës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm mes tifozëve, por edhe te politikanët shqiptarë. Pas urimeve nga kryeministri...

Balluku: Uji i pijshëm s’mund të përdoret për lavazhe makinash dhe mbushje pishinash

Ministrja Belinda Balluku ka “qortuar” sot të gjithë ata që shfrytëzojnë ujin e pijshëm në mënyrë pa kriter. Ajo tha se uji i pijshëm...

Lajme të tjera

Web TV