Energjia elektrike/ Kush kalon 800 kilovat orë do të paguajë 50.4 lekë më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët prisnin që të mos kishte ndryshim sa i takon fashës së enrgjisë, edhe pas kërkesës që bëri opozita në Parlament, por ERE dje njoftoi se do të aplikohet fasha në dy muajt e fundit të vitit 2022, nëtori dhe dhjetori.

Sipas njoftimit të ERE, nga data 1 nëntor do të hyjë në fuqi zbatimi i çmimit të rritur të energjisë, pra shqiptarët do të paguajnë 42 lekë pasi të kenë kaluar 800 kilowat në muaj. Për të gjithë ata që konsumojnë mbi këtë nivel, çmimi i parashikuar është ai prej 50.4 lekësh (42 lekë + Tvsh), për çdo kilowat/orë, disa here më i lartë se tarifa bazë aktuale prej 11.4 lekësh (9.5 lekë + Tvsh).

Ky çmim do të jetë në fuqi deri në fund të muajit dhjetor, dhe më pas ai do të rishikohet në bazë të sasive dhe çmimeve të importit si dhe të prodhimit vendas. Energjia elektrike me dy çmime, sipas konsumit, do të qëndrojë në fuqi deri në fund të vitit të ardhshëm. Ajo pritej të niste zbatimin që në fillim të këtij muaji, por qeveria u tërhoq pas një përmirësimi të situatës së reshjeve dhe rritjes së kursimit. Sipas autoriteteve, vetëm 4 përqind e familjeve konsumojnë më shumë se 800 kilowat/orë në muaj, ndërsa sasia e energjisë elektrike e përdorur prej tyre i korrespondon 19 përqind të totalit të konsumuar nga familjarët.

Reagimi i Ballukut

Zv.kryeministrjas Belinda Balluku ka reaguar pas vendimit të ERE për të aplikuar fashën 800 kw/h në muajin nëntor dhe dhjetor. Nga një takim me qytetarë nga Dibra, Balluku tha se aplikimin e fashës e vendos qeveria. “E kemi thënë dhe përsëritur pavarësisht disinformimit. Para pak doli çmimi i ri i ERE dhe thonë u vendos rritja e çmimit të energjisë. ERE miraton çmimet, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Kështu që si ndodhi në shtator dhe në tetor jemi duke pritur të dhënat sa i përket kosnsumit i cili ka ndryshuar, është ulur. Shqiptarët janë sensibilizuar e kanë konsumuar 5% e pak se në tetorin e vitit të kaluar. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në zonën e kaskadës së Drinit. Kjo do të sillte që Qeveria të mos e aplikojë as për muajin nëntor fashën 800. Fasha 800 nuk është rritje cmimi, por është përfundimi i mburojës për të gjithë shqiptarët. Ne mbulojme 1 milionë e 90 mijë abonente familjare me një mburojë sociale energjitike që ka nisur nga muaji shtator i 2021”, tha Balluku. Sipas saj, nëntori do jetë muaji i 14 që qeveria kompenson çdo abonent familjare. “Energjia nuk ka ndryshuar është 9.5 lekë ashtu si dhe kur megavat orë shitej me 32 lekë, ndërkohë që sot shitet mesatarisht me 390 euro, apo arrijnë deri në 1040 euro. Por ne do ta vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin. Por askush nga qytearët nuk e ka ndjerë krizën se qeveria i ka mbrojtur fasha 800 ka të bëjë vetëm me ata konsumatorëe që kanë konsum më të lartë. Mbi 800 këh janë ata familje që duan një pishinë, jo kondicionerin tradicionalë ndaj qeveria nuk mund të mbrojë konsumin e luksit. Megjithatë ERE ka nxjerrë një çmim nëse fasha do vendoset gjatë nëntorit, por nëse fasha do vendoset ne do analizojmë bazuar në konsumin e përgjithshëm, bazuar në fuqinë prodhuese të kaskadës së Drinit, e në cmimet e tregut të importit”, tha Balluku. Një ditë më parë presidentja e Komisionit europian, Ursula von der Leyen, njoftoi në Tiranë se Shqipërisë do t’i jepen 80 milionë euro mbështetje buxhetore për përballimin e krizës së energjisë, ndërkohë që vendi pritet të përfitojë dhe nga një tjetër paketë 500 milionë euroshe ndihme, e parashikuar për vendet e Ballkanit.

Lexo edhe :  Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Kemi ndërtuar një qytet më solidar

 Tabaku: Sektori energjitik, risku më i madh fiskal i buxhetit të ri e fashës 800kWh

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka renditur, sipas saj, disa nga problematikat e buxhetit të ri 2023. Në një deklaratë për mediat, ajo u ndal tek sektori energjitik, të cilën e konsideroi si riskun më të madh fiskal të këtij buxheti. “Përsa i përket sektorit energjitik, totali i detyrimeve të kompanive besoj që është shumë më i rëndësishëm për t’u marrë parasysh, sepse është një nga risqet më të mëdha fiskale të këtij buxheti, por njëkohësisht që po transferohet tashmë edhe me krizën e energjisë që po ndodh këtë vit. Ndërkohë që flasim, ERE ka njoftuar që do të hyjë në fuqi nga 1 nëntori rritja e fashës mbi 800 kw/h për familjet shqiptare në masën e 44 Lekë/kw/h. Nëqoftëse këto kompani, të cilat sot shpenzojnë 60% të garancive shtetërore, por njëkohësisht ka në një borxh të ndërmarrjeve të ndërsjelltë në masën e 144 milardë Lekë, do të ishim në një situatë financiare tjetër, nuk do të ishtë fare e nevojshme që të rritej çmimi i energjisë”, tha ndër të tjera Tabaku.

Vasili: Çmimet në bursa vetëm bien, bordi i hajdutëve nuk lëviz nga vendi

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjet të cilët kalojnë fashën prej 800kËh gjatë një muaji. Në një konferencë për shtyp nga selia e PL-së, Vasili tha se çmimet e energjisë në bursa vetëm po bien, ndërsa bordi i “hajdutëve” nuk lëviz nga vendi. “Ndërkohë që çmimet e energjisë janë në rënie të vazhdueshme qeveria e Edi Ramës vendos rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët. Qeveria dhe ERE mesa duket nuk e kanë marrë në konsideratë që çmimi energjisë në bursën HUPX nga data 22 Tetor deri në datë 29 Tetor është mesatarisht 144 Euro/ mw/h. Nëse fasha 800 këh nuk u vendos në Tetor me argumentin e rritjes së rezervës energjitke, pse duhej të vendosej në Nëntor-Dhjetor 2022, kur çmimet në bursë janë më të ulëtat që kanë qenë para Tetorit të vitit 2021?”, shtron pyetjen Vasili.

Të fundit

Nga klima, pandemitë dhe hapësira, parashikimet shkencore për vitin 2025

Çfarë mund të presim nga kërkimi shkencor dhe eksplorimi i hapësirës në vitin që do të fillojë? Faqja e...

Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës së 1/8-ve luhen më 14 dhe 15 janar 2025

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar...

Brokoli, çfarë ndodh në organizëm kur e shijoni çdo dite

Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjithmonë rëndësinë e konsumit të rregullt të perimeve. Ato e furnizojnë organizmin me ushqyes të nevojshëm dhe të domosdoshëm...

Mjafton një filxhan në ditë! Ky çaj shkrin dhjamin e barkut dhe permirëson memorien

Ai është pirë në Kinë për më shumë se 5000 vjet, dhe së fundmi çaji jeshil është bërë i njohur edhe këtu, për shkak...

Korçë, përgatitjet e fundit/ Aktivitete të shumta në natën e ndërrimit të viteve

Për vizitorët e shumtë që kanë zgjedhur Korçën si destinacion, qendra e kulturës dhe artit do ketë një kalendar të pasur artistik, duke filluar...

Lajme të tjera

Web TV