“Çfarë ke bërë ti deri sot…”, Rakipi “vë me shpatulla pas murit” Belind Këlliçin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidat në primaret e Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi është përfshirë në një debat të ashpër me Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Teksa fliste për karrierën e tij që përfshin punën në FRPD, punën në Bashkinë e Tiranës, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha dhe zgjedhjen si deputet i PD, ai është pyetur se  çfarë ka bërë deri më sot.

Ylli Rakipi: Çfarë ke bërë ti deri sot që shkove 35 vjeç, për të mundur një përbindësh, në mënyrë metaforike. Çfarë ke bërë ti deri sot?

Belind Këlliçi: Unë në vitin 2009 jam kthyer në Shqipëri, pasi kam përfunduar studimet në SHBA. Jam kthyer në Tiranë, për të qëndruar pranë familjes dhe së dyti për të ndjekur një rrugëtim dhe ëndërr timen që ka qenë politika dhe kontributi në shoqëri. Kam filluar angazhimin politik në vitin 2015 në strukturat e PD.
Kam garuar dhe jam zgjedhur kryetar i forumit rinor, pozicion që i kam dedikuar shtatë vite të plota. Në vitin 2021 jam zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë, me mbi 11 mijë vota personale, duke kaluar edhe herësin.

Ylli Rakipi: Ti paske punuar në zyrat e Lulit në Bashki. Çfarë ke bërë aty? Mos ke fjetur edhe ti si Luli aty?

Belind Këlliçi: Unë i kam bërë punët me devotshmëri dhe korrektesë. Jam marrë me projektet kulturore, kam ndjekur të gjithë eventet që janë organizuar. Nuk kam qenë ndonjë titullar i lartë. Nuk hyj te ata që mendojnë se Basha ka fjetur vetëm gjumë.
Basha mirë apo keq, 80 leje ndërtimi ka dhënë. Ky ka dhënë mbi një mijë vetëm vitin e kaluar.
Disa projekte të mira u bënë, u arrit të përfundoheshin. Në vitin 2013 edhe me ndërrimin e pushtetit, pati bllokim të punëve në Bashki që më pas u implementuan me ardhjen e Veliaj. Me aq sa kam patur mundësi kam dhënë shembullin tim.
Në 6 vite që kam punuar në administratë publike, nuk mund të më ngrejë askush asnjë akuzë të vetmë që kam abuzuar apo kam shkelur ligjet.

Lexo edhe :  Nënstacioni i ri elektrik në Fier, Kryeministri Rama: Do rrisë sigurinë e rrjetit

 

Të fundit

Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori

Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë...

Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen: Partner i besueshëm!

Zelenski falënderon Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpreh mirënjohjen e tij ndaj Shqipërisë dhe Presidentit...

1991 – Beteja e Vukovarit, si nisi lufta simbol për pavarsinë e Kroacisë

Beteja e Vukovarit ishte një nga ngjarjet më dramatike dhe simbolike të Luftës së Pavarësisë së Kroacisë. Ajo filloi më 25 gusht 1991 dhe...

Horoskopi ditor, 25 Gusht 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do...

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë londinez: "Vëlla, tani Anglia ka...

Lajme të tjera

Web TV