Covid-19, Çomo: Virusi ka prekur çdo sistem të organizmit, rihapet spitali Infektiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo ka folur ditën e sotme në lidhje me pasojat e pandemisë dhe sëmundjes te organizmi.

Gjatë fjalës së saj ajo vuri theksin se ky virus ka prekur të gjithë sistemet e organizmit ndërsa vuri theksin në aspektin psikologjik. Ajo njoftoi gjithashtu se brenda këtij muaji pritet hapja e Spitalit Infektiv pas rikonstruktimit të godinës.

Nga COVID nuk ka mbetur asnjë sistem pa u prekur apo pa u komplikuar sidomos kur kanë qenë në situata të mesme apo kritike.

Një element i rëndësishëm ka qenë menaxhimi terapeutik i pacientëve, edhe nga organizmat ndërkombëtarë me barna anti viralë. Barna që kanë dalë nga organizmi ndërkombëtar dhe kanë gjetur vend edhe në Shqipëri. Një pjesë e rëndësishme është aspekti psikologjik. Këshillim me psikologun ka qenë element i rëndësishëm. Element tjetër është fizioterapia.

Është e ngadaltë në ditët e para por për ata që rrinë në një kohë të gjatë në spital ka nisur paralelisht edhe ky trajtim. Besoj se e mbyllëm pandeminë në spitalin që ishim dhe futja në spitalin e ri do të jetë brenda këtij muaji”, u shpreh Çomo.

Të fundit

Mbape merr fanellën e Modriç, ndryshimi i numrit që fsheh shumë më shumë

Është thjesht një numër. Vetëm një numër tjetër mbi shpinën e tij. Nga 9 në 10. Por në të...

Zjarret në vend/ Qeveria njofton paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në bujqësi

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, që janë shkaktuar si pasojë e vatrave...

Daniel Defo, shkrimtari i Robinso Kruzo”-së që britanikët e ndëshkuan me lule

Përgatiti: Leonard Veizi Në analet e historisë letrare, ku guximi i penës shpesh përballet me rreptësinë e pushtetit, historia e shkrimtarit Daniel Defo shpaloset si...

Dikur shënonte në Premier League, 50-vjeçari vazhdon ende të luajë futboll

Në një epokë ku futbollistët tërhiqen shpesh para të 40-ave, Jamie Cureton është përjashtimi që sfidon çdo parashikim. Në moshën 50-vjeçare (i mbush në...

Presion ndaj Trump, kërkesa e demokratëve në SHBA: Të publikohen dosjet Epstein

Demokratët në SHBA kanë ndërmarrë një hap të pazakontë për të detyruar ish-presidentin Donald Trump të publikojë dosjet e hetimit për abuzuesin seksual të...

Lajme të tjera

Web TV