“Ndiej dhimbje për Tiranën”/ Alimehmeti: Ja çfarë më shtyu të garoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Ilir Alimehmeti ka rrëfyer se ka pasur një frymë dhe shtysë nga ana e qytetarëve që të kandidojë për Bashkinë e Tiranës.

I ftuar në Euronews, Alimehmeti tha se ndjen dhimbje për Tiranën, për mënyrën se si është abuzuar me kryeqytetin. Ai u shpreh se ka një ndjenjë të fortë që e ka shtyrë ta marrë këtë vendim.

“Sa kohë u desh të vinte ndjenja, sepse në fund, unë nuk besoj se jam i vetmi që kam këtë ndjenjë, një ndjenjë e fortë dhimbjeje për Tiranën, për komunitetin, për atë që po humbim përditë. Po ta kthesh në një dhmnbshuri konstruktive për të ngritur diçka më tej, kjo mund të bëhet. Këtu pati edhe një ngritje vale, kërkese, shtyse, nga shoqëri civile, nga persona të ndryshëm. Ju e patë se si u prit 1 muaj më parë, disa lajme që përhapen portalet e bashkisë dhe kjo ngriti frymë dhe pritshmëri në njerëz,”- theksoi ai.

Alimehmeti dorëzoi sot kandidaturën për Primaret për Bashkinë Tiranë.

Të fundit

‘Fshesa Rama’ në Elbasan/ Emërohen administratorët e rinj në 17 njësitë e bashkisë

Pas shpalljes se vakances dhe rivleresimit ne njesite administrative dhe njesite e Bashkise Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime...

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën Iran-Izrael dhe ishte pjesë e...

“Nata e gjatë” e Fric Zelbman, një autopsi e kampeve të përqëndrimit nazist

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë gjermane të shekullit XX, figura e Fridrih Vilhelm “Fric” Zelbmanit shfaqet si një dritë e zymtë, por e...

Shpërtheu tre herë pas nisjes/ Raketa Starship përfundon me sukses mision testues

Pas një serie dështimesh gjatë vitit të kaluar, SpaceX ka realizuar me sukses fluturimin testues të raketës më të madhe ndonjëherë, Starship, duke shënuar...

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave. Parashikohet që paraditja...

Lajme të tjera

Web TV