Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, e bija: Kisha parë shenja dhune por s’e kisha besuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhuna, presioni i shoqërisë dhe britmat e një nëne dëshmori gjatë luftës së Kosovës ishin nxitëse për tronditjen e opinionit publik. Tri vajza, të ‘veshura’ jo thjesht me bluza të bardha por edhe me detyrën e shenjtë të humanizmit, dhunuan, qeshën dhe frikësuan një nënë, e cila prej moshës e kalitjes së viteve, nuk kishte fuqinë të mbrohej.

E së fundmi, vajza e të moshurës së azilit në Pejë, e tronditur nga ngjarja e rëndë kërkoi drejtësi. Duke e cilësuar si ‘fundin e botës’, e bija luti institucionet të merren seriozisht me këtë çështje.

Nuk e di a mundem m’u shpreh. Jam e tronditur. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. Situata në të cilën gjendemi unë dhe familja është e paspjegueshme. Unë e vizitoj një herë ose dy herë. Kur ka ardhë xhirimi, kam qenë në orar të punës. Jemi nisë për Pejë. Nënën e kam tërheqë menjëherë prej aty. Shpresoj që drejtësia ta vendos këtë çështje. I lus institucionet gjegjëse që të merren seriozisht. Të ndodh diçka e tillë, në një vend ku paguajmë 600 euro për një muaj, ky është fundi i botës”, tha ajo në RTV Dukagjini.

E bija madje zbuloi se para katër ditësh në vizitën e saj të përhershme te e ëma ka vërjetur shenja dhune në faqen e nënës por nuk e ka besuar se këtë mund ta kishin bërë punonjëset e qendrës.

Kujtojmë se dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër, identiteti i të cilës nuk dihet. Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.

Të fundit

FSHF, hidhet shorti! Zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15

Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19,...

Ngjarja e Volosit: Djali 13-vjeçar tërhiqte babain nga qafa, nëna vdiq në krahët e vajzës

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë. Sipas mediave greke,...

Trump: Duhet t’i japim fund këtij makthi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza. Sipas mediave të huaja,...

Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës

Futbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave të tij më emblematike. Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një...

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vetë jeta

ALBAN DACI - Po jetojmë një periudhë ku koha kalon shpejt dhe krejt pa u kuptuar. Në këtë kohë me intensitet të lartë duket...

Lajme të tjera

Web TV