“Nuk është në gjendje të mirë”/ Flet babai i infermieres që dhunoi të moshuarën

Babai i ish-infermieres, Aurona Pelaj ka folur për T7, duke dhënë detaje se si e ka kuptuar për rastin.

Video e cila është publikuar në rrjetet sociale shfaqnin një infermiere 23-vjeçare teksa rrihte një grua të moshuar në një qendër për përkujdesjen e këtyre personave në Pejë.

Të paktën dy punonjëse tjera të kësaj qendre argëtoheshin me aktin duke e incizuar me telefon.

Ai ka folur edhe për gjendjen e vajzës së tij, për të cilën thotë se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai tha se edhe ka kërkuar falje, është shumë i shqetësuar me atë çfarë ka ndodhur.

Më tej ai tha se sot kanë marrë edhe një avokat për rastin.