FIFA largon futbollin nga politika: “Në Katar shkojmë për të luajtur futboll”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fokusohuni vetëm te futbolli. Ky është kuptimi i letrës së FIFA-s, drejtuar drejtuesve të 32 federatave pjesëmarrëse në Botërorin e Katarit, që do të nisë të dielën më 20 nëntor, me ndeshjen hapëse mes mikpritësve të Katarit dhe Ekuadorit. Kjo letër u nënshkrua nga presidenti Gianni Infantino dhe sekretarja e përgjithshme Fatma Samoura.

“Futbolli le të jetë në qendër të skenës” – është mesazhi që përmban letra. Kishte një kërkesë të qartë për të shmangur polemika të natyrës politike apo referenca ndaj tensioneve ndërkombëtare. Vetëm në orët e fundit, të njëjtin mesazh ka dërguar edhe trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp.

Duke folur në një ceremony, ku mori çmimin “Liria e Liverpool-it”, trajneri gjerman tha: “Nuk më pëlqen fakti që lojtarët tani pritet të bëjnë diçka politike. Ata shkojnë në Katar për të luajtur futboll dhe kjo është e drejtë”.

Së fundi ka pasur kërkesa publike nag persona të funksioneve të ndryshme për ta përjashtuar Iranin nga “Katar 2022” për shkak se po shkel protestat e grave për të drejtat e tyre. Në të njëjtën linjë ishte edhe presidenti i Ukrainës, Vlodimir Zelensky, I cili kërkoi nga FIFA të përjashtohet Irani nga Kupa e Botës e këtij viti, sepse po furnizon me dronë të rrezikshëm Rusinë, të cilët më pas përdoren ndaj të pafajshmëve ukrainas.

Të fundit

“Na vodhi Rama”, kandidatët e PD vazhdojnë me avazin. Balliu: Shohim ku çalojmë…

Disa prej drejtuesve politikë të qarqeve nga Partia Demokratike, kanë folur për mediat para se t’i bashkloeshin mbledhjes urgjente...

Sa rriten rrogat dhe pensionet? Rama tregon planin për mandatin e katërt

Në fjalimin e tij të fitores para mbështetësve në sheshin Skënderbej, Kryeministri Edi Rama listoi të gjitha prioritetet për mandatin e tij të katërt,...

Hulumtimi që habit: Në këtë moshë, pesha juaj flet për jetëgjatësinë tuaj

Një studim i ri vjen për të përcaktuar se si pesha dhe mosha luajnë një rol, në jetëgjatësinë e një personi. Akumulimi i peshës para...

“Putin ka frikë të takohet me mua”, Zelensky lëshon provokimin e radhës

Një takim personal me Vladimir Putinin nuk do t’i zgjidhte të gjitha problemet, por mund të jetë një fitore politike në gjetjen e një...

“Europa, mbarë nga nesër në Tiranë!” Rama zbulon detaje për Samitin

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje ekskulzive këtë të mërkurë, teksa mbante fjalimin e fitores, për Samitin e Europian që do të mbahet në...

Lajme të tjera

Web TV