“S’jam i ardhur në Tiranë”/ Këlliçi sqaron deklaratën e bujshme, ua hedh fajin mediave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Belind Këlliçi, ka sqaruar deklaratën e tij që bëri bujë pak kohë më parë dhe u konsiderua përçmuese ndaj qytetarëve të Tiranës, që nuk kanë lindur në këtë qytet.

Ai deklaroi se nuk është “i ardhur në Tiranë”, kur u pyet nëse e ka mik Erion Veliajn.

Këlliçi ua ka hedhur ‘fajin’ mediave se e kanë nxjerrë nga konteksti.

Këlliçi deklaroi se po sulmohet nga “makineria e propagandës”, por shtoi se është “politikan i regjur” dhe e kupton rëndësinë e votave.

“Që kur i kam hyrë kësaj gare, e di se me çfarë makinerie propagande, balte dhe mediatike po përballem, sepse e pranojnë të gjithë. Kam qenë i ftuar në një emision ku jam pyetur a jam shok me Veliajn. Sigurisht, në shpjegimin tim ku kam thënë, nuk kam as moshën e tij, as jam i njëjti brez, as kam shkuar në shkollë me të, as kam qenë afër me të, as kam qenë në rininë time as i ardhur, as në një qytet me të. 

Unë jam tashmë një politikan i regjur dhe e kam parasysh rëndësinë e peshës së votës dhe mos diferencimit të qytetarëve.  Unë përfaqësoj 11,601 vota në qarkun e Tiranës, që pjesa dërrmuese nuk janë nga Tirana por janë të ardhur në Tiranë”, tha ai.

 

Të fundit

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Lajme të tjera

Web TV