Nard Ndoka kërkon para: Islamiku politik Lulzim Basha na goditi, ju lutem kontribuoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka dalë me një thirrje në rrjetet sociale. Ai ka ftuar simpatizantët dhe anëtarët e PDK-së që të kontribuojnë politikisht dhe financiarisht për PDK-në.

Ndoka e quan ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, islamik politik që ka goditur sipas tij, alternativën politike Demokristiane.

“Të nderuar miq, drejtues, anëtarë dhe simpatizante të Partise Demokristiane të Shqipërisë, ju ftojme të kontribuoni politikisht e financiarisht për PDK kudo që ndodheni. Që nga 17 Maj 2017 jemi penalizuar nga “marrveshja e zezë” Rama-Basha. Islamiku politik Lulzim Basha goditi alternativen politike Demokristiane duke shkelur marrveshjen politike, duke demtuar keshtu perfaqesimin politik, por edhe financimin si parti parlamentare. Per të kaluar kete situate të rënde politike e financiare, ju lutemi të kontribuoni me nje financim modest, për nje periudhe të shkurter kohore, derisa PDK të rikthehet serish në Kuvend, në zgjedhjet që kemi përpara!

Çdo anëtar:
1.000 lek në muaj ose 10 €$ për ato që jetojne në Diaspore.
Për Bizneset afer PDK:
30.00-10.000 lek ose
30-100 € $ në muaj.
Swift Kode: TIRBALTR
Në leke: AL74206111450000135382050100
Euro: AL51206110660000160382050100
Ose prane zyres se Finances në PDK:
Adresa e Selise:
Ish Shtepia Botuese
Tiranë
Bashkepunimi politik do të intensifikohet edhe me partnerët tane nderkombetare, me misionet e tyre dipllomatike në Tiranë, me fondacione e institute, me PPE, CDU dhe Unionin Kristiandemokrat Europian.
Duke ju falenderuar përzemersisht të gjithë Ju, që i bashkoheni PDK-se në këto momente kritike!
Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK
Tiranë, Nëntor 2021”, shkruan Ndoka.

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV