“Si do ta bashkoni PD-në?”/ Berisha: Dera është e hapur, po s’heq dorë nga primaret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike është duke mbajtur mesditën e së shtunës një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Një nga qytetarët e ka pyetur kryedemokratin sesi do të bëhet bashkimi i PD-së për të shkuar në zgjedhjet vendore me kandidatë të përbashkët.

Në përgjigjen e tij, Berisha theksoi se është gati të bashkëpunojë me këdo, por nga primaret nuk mund të heqë dorë dhe as nuk do t’i zëvendësojë ato me sondazhe. Ish-kryeministri akuzoi Ramën se përçarja e PD-së është vetëm në interes të tij, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë “betejën e ka me 11 dhjetorin sepse atë tjetrën e kishte në xhep.”

“PD e vërtetë, e rithemeluar, ka përcaktuar një procedurë që s’ka demokrat që normalisht duhet ta refuzoje. Por kur 1 vit më parë kaloja nga foltorja në foltore për peng Bashën, kishte edhe të tjerë skeptikë. Sot besoj që është e qartë se të gjitha ato janë përpjekje të Edi Ramës, dhe s’kanë asgjë të përbashkët me PD. Kam qenë dhe jam i hapur që çdo deputet, anëtar i kësaj partie të kandidojë për primare. Por, skam kurrë i hapur të heq dorë nga primaret dhe aq të zëvendësoj primaret me sondazhet. Edi Rama, betejën e ka me 11 dhjetorin, se atë tjetrën, siç provuan kohërat e kishte në xhep.”

Kujtojmë se nga ana tjetër, grupim i Alibeajt ka deklaruar se në draftin e propozuar nga ata primaret nuk nxirreshin “jashtë loje”, por merrnin 50 për qind të rolit, duke i shtuar një 50 për qind tjetër sondazheve për të marrë edhe mendimin e qytetarëve përpos atij të anëtarësisë.

Të fundit

Bayern-Liverpool, 99% e kryer! Po vjen transferimi 75 mln euro!

Liverpool bëhet gati të shesë Luis Diaz. Me blerjen spektakolare të Ekitike, klubi anglez duhet të shesë disa lojtarë...

E konfirmon Kremlini: Putin, i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i Moskës është që të...

A po e forcon Donald Trump Evropën?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej 30 përqind në mosmarrëveshjen tregtare...

Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën...

“PD ka nevojë për ndryshim total!” Fisnik Qosja: Duhen figura të reja edhe në kryesi!

Për kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nisë një riorganizim të thellë brenda...

Lajme të tjera

Web TV