Pa drita dhe pa ujë, ja shtëpia ku 52-vjeçari kishte mbyllur familjen prej 6 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të rënda janë zbardhur nga rasti i rëndë i zbuluar ditën e sotëm në tiranë, ku një 52-vjeçar mbante familjen e tij të ngujuar prej 6 vitesh.

Mësohet se Xherxh (Gjergj) Laçi kishte jetuar prej disa kohësh në Itali dhe më pas është kthyer në Tiranë.

Bashkëshortja e tij kishte 6 vite që nuk dilte nga banesa, ndërkohë që dy djemtë e tyre të moshave 15 dhe 17 vjeç kanë mbaruar vetëm shkollën 9-vjeçare dhe prej një viti nuk kanë dalë fare nga shtëpia.

Kryefamiljari Laçi ishte i vetmi që dilte nga shtëpia, teksa së bashku me një të afërm u sillte ushqim.

Këto janë pamjet nga banesa, aty ku familja Laçi, mbahej e mbyllur prej 6 vitesh nga kryefamiljari.  Në foto, shihet gjendja e mjerueshme në të cilën jetonte familja. Shtëpia në fund të rrugës “5 Maji” ku banonte familja me katër anëtarë, nuk kishte as drita, as ujë dhe as televizor, madje dritaret ishin të mbyllura për të mos hyrë drita.

52-vjeçari i arrestuar sot në Tiranë pasi mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët e mitur, vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, thonë fqinjët.

 

Të fundit

Tragjedi në ajër/ Rrëzohen dy aeroplanë, humbin jetën 3 persona

Një aeroplan i vogël u rrëzua dje në Gjermani, në një zonë pyjore të Edemissen, Saksonia e Poshtme, duke...

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

Dashi Dëshira juaj për me shume liri dhe refuzimi ndaj detyrimeve dhe angazhimeve ne çift do sjellin mosmarrëveshje me partnerin. Ndryshoni sa me shpejt nëse...

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë në platformën e tij “Truth...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Lajme të tjera

Web TV