Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave botërore sportive për ditën e sotme:
Gazzetta dello Sport hapet me një ngjarje të shënuar për Italinë në Moto GP. Francesco Bagnagia fiton kampionatin e Moto GP dhe është italiani i parë që e fiton pas legjendës Valentino Rossi.
Corriere dello Sport hapet me titullin “Juventusi më i mirë”. Rabiot dhe Fagioli ‘gjunjëzojnë’ Interin dhe u japin tre pikët bardhezinjve.
“Drejtësia e Juves” është titulli i torinezes Tuttosport. Bardhezinjtë gjejnë veten në Serie A dhe vazhdojnë ecurinë pozitive.
Në Spanjë, Marca përqendrohet tek sfida e Real Madrid ndaj Rayo Vallecano, ku madrilenët futen për tre pikët në një trasfertë të ndërlikuar.
Në Angli, ‘Mirror titullohet “Të çmendur për atë”, duke vendosur në pah fitoren fantastike të Arsenal ndaj Chelsea në derbin e Londrës.