Luis Suarez largohet mes lotëve nga Nacionali: “Ndoshta do të rikthehem sërish”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luis Suarez u rikthye në vendlindje për ta veshur përsëri fanellën e klubit të zemrës Nacional.

Sulmuesi uruguaian luajti në 16 ndeshje duke dhënë kontributin e tij me tetë gola e tre asistime.

Falë edhe kontributit të Suarez, Nacional arriti të fitoj titullin e kampionit në Uruguai dhe sulmuesi veteran është i gëzuar që ka dhënë kontributin e tij.

35-vjeçari është larguar nga Nacional pas tre muajve qëndrim dhe këtë e ka bërë në mënyrë emocionuese në festën e titullit.

35-vjeçari ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë, derisa atë e tradhtuan edhe lotët.

Gjithsesi ish-sulmuesi i Liverpoolit, Ajaxit e Barcelonës ka lënë të hapur mundësinë që një dit të rikthehet sërish te Nacional.

“Ka ardhur koha dhe para së gjithash dua t’ju falënderoj për gjithçka. Siç thashë pak më parë, u ktheva për ju dhe sepse doja të kthehesha”.

“Secili nga ju duhet të vazhdojë të jetë krenar që jemi në një nivel global dhe njerëzit flasin për atë që bënë tifozët e Nacional, dhe kjo është merita juaj”.

“Dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës. Ata mund të kenë mësuar diçka, por unë po marr me vete një grup fantastik. Po marr me vete kujtimin e të gjithëve dhe dua të falënderoj këta tre bukuroshë të mrekullueshëm (për djemtë e tij që e shoqëruan) që më dhuroi gruaja ime”

“Ta shohë vetën të dal kampion me fanellën që kam lindur këtu është një ëndërr e realizuar. Shihemi më vonë, nuk do të luaj më, por nuk dihet nëse do të rikthehem në klub pas një kohe”, ka deklaruar Suarez në festën e titullit me Nacional.

Lexo edhe :  ZYRTARE/ Manaj befason me zgjedhjen e klubit të ri

E ardhmja e sulmuesit uruguaian pritet të jetë në elitën e futbollit amerikan MLS.

Shumë skuadra kanë shfaqur interesim për 25-vjeçarin, por Inter Miami mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me të.

https://twitter.com/LuisSuarez9/status/1589382257844031489?s=20&t=7kfXR0hwILVPuq2BtLQhww

Të fundit

‘Teknologjia e kursyer’ mund të ndërtojë një botë më të mirë për të gjithë ne

Titanë si Musk do të donin të na bindnin se inovacioni do të thotë zgjidhje që vijnë nga lart-poshtë...

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht nga talenti apo fiziku, por...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në një reagim për Report Tv,...

Lajme të tjera

Web TV