Dy liderët kryesorë të politikës, Edi Rama dhe Sali Berisha, po “ndjekin” njëri-tjetrin në takime të shpeshta nëpër Shqipëri me mbështetësit e tyre, ndërsa Ilir Meta po “mjaftohet” me deklarata nga zyra. Fushata e nisur para kohe dhe strategjia që po ndjek mazhoranca dhe opozita.
Është vendosur vetëm data e zgjedhjeve, zyrtarisht fushata ende nuk ka nisur, por praktikisht dy liderët kryerë, të mazhorancës dhe opozitës e kanë “thyer” këtë rregullata po “yshtin” elektoratin për t’i votuar në një strategji tërësisht të ndryshme.
Ndërkohë Ilir Meta nga ana tjetër shënon fare pak takime me bazën e gjerë, por mjaftohet në deklaratat e shpeshta të shtypit që mban nga selia e Partisë së Lirisë. Kryeministri Edi Rama e ka marrë nga Jugu në Veri, këto dy javë jo për t’i thënë qytetarëve se çfarë do të bëjë por kryesisht duke sulmuar liderin opozitar, Sali Berisha. Ky i fundit të këto zgjedhje do të bëhet bashkë me Ilir Metën me një marrëveshje parazgjedhore.
Kryeministri Edi Rama e quan këtë dyshe “rubla”, duke ju referuar edhe financimit që ka bërë Rusia tek Partia Demokratike në kohën që drejtorhej nga Lulzim Basha. Që fushata ka filluar kjo nuk vihet në diskutim, pasi vetë zvëndësministra Belinda Balluku po del qark më qark se bashku me të deleguarit e zonës, duke mbajtur nën kontroll punën edhe drejtorëve të emëruar në gjithë vendin.
Po ashtu Sali Berisha që prej ditës që ka marrë partinë ka qenë aktiv në media çdo ditë me deklarata, konferenca shtypi dhe takime në zona të ndryshme të vendit. Ndërsa Rama më shumë se me premtime për të ardhmen, ndalet tek kundësrhtarët, duke sfiduar me parimin: Unë mund të mos jemë më I mirë, por tjetri është i keq”. Edhe Berisha së bashku me deputetët që i janë bashkuar kanë bërë takime nëpër zona duke linçuar edhe dëshirën e demokratëve për tu vetofruar si kandiatatë të mundshëm në zgjedhjet lokale.
Për Berishën është dyfish e vështirë, duke tentuar që në çdo takim të merret me tre çështje; linçimin e qeverisë dhe veçarisht Ramës, akuzat për mënyrën e qeverisjes së pushtetit local, por edhe thumbave që lëshon ndaj fraksionit tjetër të PD-së, “Grupimit Basha” që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj.
Ndryshe nga Rama që listën do e bëj vetë, Berisha (pa u futur tek sinqeriteti)ka vendosur që kandidatët të dalin nga Primaret. Deri tani vetëm për dy bashki janë vetëfruar, ajo e Tiranës dhe Kamzës.
Sa për Alibeajn edhe pse ka premtuar se do të nxjerrë kandidatët e tij në çdo bashki, pas dështimit të negociatave për bashkim të PD-së, nuk ka zhvilluar qoftë edhe një takim të vetëm me elektoratin që e mbështet. Çka më shumë vihet në pikëpyetje sa mbështetës ka? Nga ana tjetër Ilir Meta, që pas ndërimit të emrit të partisë nga LSI në atë të partisë së Lirisë i ka marrë frenat në dorë duke e shmangur fare Monika Kryemadhin. Meta ka mbajtur në dorë temën e Inceneratorëve dhe atë të largimit të të rinjve nga Shqipëria.
Ai që nuk duket fare të jetë në politikë është Lulzim Basha, I cili me “delegimin” e vulës dhe siglës tek Alibeaj, është tërsisht jashtë zhvillimeve politike, ndoshta një strategji për të pritur dështimin e mundshëm të Berishës në zgjedhjet locale. Më shumë se zgjedhje mes Ramës dhe Berishës, votat do të tregojnë sa ka ndikuar lufta brenda Partisë Demokratike, e cila zien kryesisht në kupolë, pasi baza paradoksalisht është shumë më e përmbajtur. Vendimi i gjykatës së Apelit do të jetë një “ferman” që Berisha do i thërrasë “nevojës” se çfarë do të bëjë për zgjedhjet, nëse do bëj një parti të shpejtë, por pa komisionerë, apo do të futet në strehën e Lirisë. Deri sa të jepet vendimi, Berisha ka kohë për të luajtur karta të tjera ku njëra prej tyre është protesta, të cilën mund ta mbajë të paqtë apo ta radikalizojë sipas situatave.