21-vjeçari i pastreh merret peng nga çifti, donin t’i hiqnin veshkën për vajzën e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë, pasi një çift rrëmbyen një 21-vjeçar të pastrehë duke e mbajtur peng në shtëpinë e tyre në Londër me qëllim që t’i merrnin veshkën për t’ia transplantuar vajzës së tyre.

Të pandehurit në këtë rast të çuditshëm janë Ike Ekweremadu, 60 vjeç, një senator dhe avokat në Nigeri, gruaja e tij Beatrice Nëanneka Ekëeremadu, 55 vjeç dhe vajza e tyre 25-vjeçare Sonia, e cila do të merrte veshkën, shkruajen mediat e huaja.

Një tjetër i akuzuar është një burrë i quajtur Obinna Obeta. 21-vjeçari, një i pastrehë nga Nigeria, dyshohet se u mor peng nga 1 gushti 2021 deri më 5 maj 2022 në Londër dhe u mbajt si skllav në banesën e çiftit.

Prokurorët pretendojnë se çifti e mbajti 25-vjeçarin si skllav në shtëpinë e tyre dhe planifikoi të hiqte veshkën për t’ia transplantuar vajzës së tyre 25-vjeçare Sonia.

Në një moment ai u dërgua në Royal Free Hospital në Hampstead për t’iu nënshtruar testeve para transplantimit, ku më pas refuzoi të jepte  miratimin, pretendojnë prokurorët.

Rasti u zbulua kur 21-vjeçari arriti të arratisej dhe shkoi në stacionin e policisë Staines në Surrey dhe tregoi se çfarë po përjetonte. Dyshja u arrestuan në aeroportin Heathrow më 21 qershor, ku sapo kishin mbërritur nga një fluturim nga Turqia.

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV