Do të diskutonin tensionet në veri, Haradinaj ‘braktis’ Kurtin në mes të takimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tensioneve në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësit e partive opozitare. Kryetarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së ishin të pranishëm në mbledhje. Takimi është thirrur nga Kurti për të diskutuar mbi situatën e fundit që është krijuar në Kosovë, ku Lista Serbe është larguar nga institucionet si edhe kanë dorëzuar mandatet e deputetëve.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lënë në gysmë mbledhjen dhe është larguar.

Më pas, në Facebook, ka treguar arsyen e largimit nga takimi. Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se u detyrua ta ‘braktiste’ takimin pasi kryeministri Kurti u ka mbajtur ligjerata.

Postimi i tij i plotë:

Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.

Të fundit

Rusia i ofron azil politik miliarderit Elon Musk pas zënkës me Trump

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit të teknologjisë Elon Musk, pas përplasjes së tij të ashpër dhe publike...

Avni Ponari dhe SIGAL, një histori që nuk mbaron kurrë

Nga Shpëtim Luku Në tregun shqiptar të sigurimeve, një nga ngjarjet më domethënëse të vitit 2024 ishte rikthimi i Avni Ponarit në pronësi të shumicës...

Serbët spiunuan kombëtaren shqiptare? Ja si përgjigjet Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, sot u pyet në lidhje me lajmin që qarkullonte në mediat serbe, se një gazetar nga Serbia ka spiunuar stërvitjen...

“Xhuxhi i lig”, arrestohet 48-vjeçari shqiptar, drejtori i trafikimit të drogës

11 persona dhe një 48-vjeçar shqiptar Elidon Buxheli, kanë rënë në prangat e policisë italianë pas një bastisjeje të madhe nga Policia e Shtetit...

Kapiteni Gjimshiti ka një mesazh të fortë para ndeshjes me Serbinë

Trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë folur për mediet në ‘Arenën Kombëtare’ para ndeshjes kundër Serbisë. Ky duel luhet të shtunën e 7...

Lajme të tjera

Web TV