Pse bari i komshiut na duket më jeshil?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani, Psikiloge Klinike

“Ndonjëherë mendoj se do të isha më e lumtur nëse do punoja në Suedi …”,

“Nëse takoj personin e duhur…”, “Sikur ta kisha unë atë” …,

“Sikur njerëzit të më trajtonin ndryshe…, “Ta kisha unë punën e atij….”,

Përtej mundësive dhe pamundësive reale, disa njerëz duket sikur nuk janë kurrë mjaftueshëm e ku bari tjetrit u duket gjithmonë më i gjelbër. Metafora e “barit më jeshil të tjetrit” përmbledh në vetvete cilësinë njerëzore për të dëshiruar gjithmonë diçka ndryshe nga ajo që ka, por tipikisht vihet re tek disa individë që janë në një luftë të vazhdueshme me përkushtimin, angazhimin.

Thelbi i sindromës “bari është gjithmonë më i gjelbër në anën tjëtër” mbart idenë se gjithmonë ka diçka më të mirë që na mungon. Pra, në vend që të përjetojmë stabilitet, siguri dhe kënaqësi në mjedisin aktual e të gëzojmë ato që kemi – ndjenja e perceptimi se ka shumë më mirë diku gjetkë, nuk na lë rehat duke na kushtuar në vendimarrjet tona dhe cilësinë e jetesës…praktikisht na bën të palumtur në gjithçka e me gjithçka.

Tipikisht vihet re tek individët ku ndjenja e “vetëpërmbushjes” duket se është e huaj gjithmonë për ta, e ku gjithmonë mungon diçka për shkak të lidhjes së dobët që kanë me veten e tyre, siç është rasti i individëve me tipare patologjike narçiziste apo antisociale të personalitetit

Këta persona nuk priren të mendojnë:”Jam unë që e kam fuqinë të ndihem ashtu siç dua dhe do të vendos të bëj ndryshimin e nevojshëm në veten time për t’u ndjerë sa më mirë” duke i bërë të shohin shkaqet e palumturisë së tyre gjithmonë jashtë vetes.

Në rastin e pohimeve më sipër, një i menduar më realist e i shëndetshëm, ku marrja parasysh se çdo marrdhënie është dhënie e marrje, do shprehej kështu;

“Kam nevojë për më shumë të ardhura për shkollimin e vajzës. Vajtja në Suedi nuk do të më bëj më shumë të lumtur nga sa jam me veten, por do të më japi më shumë të ardhura, pavarësisht se do më kushtojë të qënurit larg familjarëve dhe miqve”,

“Më pëlqen ai, dua ta njoh akoma më shumë”, “E mirë, por unë nuk mund të jem me atë, kemi prioritete të ndryshme për jetën”,

“Unë sillëm më të tjerët ashtu sikurse do doja unë të më trajtonin”,

“unë nuk e kam formimin dhe shkathtësinë e tij për atë pozicion, ndonëse më pëlqen ai vend pune.”

Bari më i gjelbër zakonisht bazohet në fantazitë dhe frikërat e brëndëshme të personit. Frika nga mundësitë e ndryshme, duke përfshirë frikën nga të qenit i bllokuar në përkushtim, frika nga mërzia, frika nga humbja e individualitetit apo frika e të qënit nën zgjedhën e dikujt.

Së bashku me këto frikëra vjen edhe problematika e kompromisit. Tek njerëzit që kanë frikë nga angazhimi, kompromisi për të hequr dorë nga gjërat e tyre, nga ca dëshira, nevoja dhe vlera të caktuara të vetes për hir të unitetit të lidhjes së mundshme, perceptohet si sakrificë e jashtëzakonshme shtypëse dhe e papranueshme. Kur një arsyetim i tillë ndodh, gjenerohet perceptimi se ka diçka tjetër atje që do t’i lejojë të kenë gjithçka që dëshirojnë, por sipas kushteve personale tonat.

Lexo edhe :  Politika nuk i njeh më shqiptarët

Këtu hyn elementi i fantazisë dhe bashkë me fantazinë vjen edhe projeksioni. Duke dëshiruar atë që nuk kemi, madje duke fantazuar se do të marrim atë që nuk kemi, dhe se pjesët me të cilat jemi të kënaqur aktualisht nuk do të sakrifikohen në këtë ndryshim. Psh jam i/ e pavarur financiarisht, kam lirinë time, kam shtëpinë time e do e gjej dikë që ta kem në krah/ por pa cënuar financat e mia/ lirinë time/ shtëpinë time…etj

Ajo që ndodh pas kësaj faze fantazimi të një ndryshimi të ëndërruar, e gjejmë veten duke dëshiruar të kthehemi përsëri në anën tjetër të gardhit, në vetminë tonë, sepse zbulojmë se ka gjëra të tjera që ne nuk i kemi duke përfunduar dhe ekzaltimi emocional i ndryshimit të ëndërruar. E kështu përfundon të jetë i vërtetë fakti se ne gjithmonë duam atë që nuk kemi, edhe nëse e kemi kërcyer gardhin disa herë.

Kur ndodh që bari të na duket është më i gjelbër në anën tjetër?

Zakonisht ndodh kur vendosim pakënaqësinë personale e veten brenda dickaje jashtë nesh – në përgjithësi te një partner, një karrierë, një mjedis jetese, etj. Ne besojmë se duke shkëlqyer/ lustruar fasadën tonë të jashtme do të mund të zbusim pakënaqësitë e thella tonat të brendshme.

Ndonëse ambienti ndryshon kur hidhemi jashtë gardhit tonë, menjëherë pas një ngritjeje të brendshme personale – kur ndjehemi mirë me veten, pa stimulim dhe risi të vazhdueshme – pakënaqësia bëhet e njëjtë, njësoj si më parë.

Bari fillon gjithmonë me një jeshile të këndshme dhe plot shkëlqim (‘faza e fantazisë’), por do të fillojë të zbehet pak me përdorimin. Me qëllim që të ruhet vazhdimisht nuanca e këndshme e gjelbër, nevoitet mirëmbajtja konstante e tij.  Por kjo gjë ka kosto: duhet koha, përkushtimi, harxhimi i disa parave etj.

Bari më i gjelbër në anën tjetër të gardhit është veçse dëshira jonë për veten tonë të brendshme – të jemi të lumtur, të padëmtuar dhe plotësisht të kënaqur. Por më thoni, a nuk ju duket e pamundur që ti keni të gjitha? Pra ti kërkon të kesh shtëpinë me oborrin e bukur, me barin e lulet përreth, por nuk do të lodhesh ta kositësh e pastrosh atë, as të investosh ta mirëmbash atë shtëpi….

E vërteta është se ne si qenie njerëzore, jemi të gjithë të papërsosur, e të dëshiruarit e perfeksionit të barit me shkëlqim, pa u kujdesur e investuar, mbetet rrjedhimisht një iluzion.

Bari është i gjelbër e i bukur, aq sa e mbajmë dhe e kultivojmë atë.

 

Të fundit

Merr fund makthi i barazimeve, Juve mposht Monzën dhe rikthehet tek fitorja në kampionag

Merr fund makthi i barazimeve! Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat pas 4 barazimesh radhazi, dhe plot 43...

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të zier dhe darkat stresuese familjare. Me...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

Lajme të tjera

Web TV