‘Të parët në tregun e kokainës’/ Si ia morën “fronin” grupet shqiptare mafies italiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se tashmë grupet shqiptare janë të parët në tregun e kokainës duke i marrë frontin mafias italiane në Amerikën Latine.

Hoxha tha për ABCNews se fillimisht mafia italiane si Ndragheta, Sacra Corona Unita apo të tjerë, kishin kontraktuar shqiptarët si elementë që ofronin shërbime dytësore, por me kalimin e kohës këta të fundit morën situatën në dorë duke qenë tashmë “violinë e parë” në këtë treg, madje duke zëvendësuar italianët.

“Antimafia italiane ka kohë që thotë nëpër raporte se tashmë shqiptarët kanë marrë në dorë aktivitetet që më parë i bënin grupet mafioze italiane. Fillimisht kanë qenë si nënkontraktorë, por tani kanë dalë më vete dhe kanë zëvendësuar aktivitetin e grupeve mafioze italiane në trafikun e kokainës. SPAK është i zënë me dosje të vjetra, por tani në treg janë të tjerë, më të rinj që drejtojnë aktivitetin e drogës”, tha Hoxha. Po ashtu ai tha se trafiku i drogës nga Amerika Latine në Europë dhe Shqipëri drejtohet dhe organizohet nga personazhe me banim në Dubai.

Të fundit

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Lajme të tjera

Web TV